Kinezi Chen Dejun (71 vjeçar) nga Shuijiangu pi 3.5 litra benzinë çdo ditë në 42 vitet e fundit të jetës së tij. Ai beson se kjo i ndihmon shumë në ndaljen e dhimbjeve. Filloi të pijë benzinë në vitin 1969. Kollitej dhe ndiente dhimbje në gjoks. Provoi ilaçin “popullor” kerozinë pasi që mjekësia klasike si ndihmonte dot. Menjëherë ndjeu rezultatet, shkruan “Whatsonxiamen.com”. Pas një kohe kaloi në benzinë. Chen thotë se e ka të vështirë ta llogarisë se sa litra benzinë ka pirë për 42 vite, por vlerëson se rreth 1.5 ton. Bashkëshortja e Chenit Yuan Hibi dhe tre djemtë e tyre janë përpjekur gjatë për ta bindur që të heqë dorë nga kjo shprehi, por vetëm sa janë grindur me të. Mjekët e spitalit lokal në Chongqing thanë se i kanë ofruar kontroll falas, por ai refuzon. Profesori Feng Fu beson se Chen ka zhvilluar rezistencë ndaj benzinës “përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte”.