Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 4, 2012

Braktisin vajzen ne aeroport e nisen per pushime!



Vajza 2-vjeçare e kishte pasaportën e skaduar, por ja që prindërit s'kishin aspak ndërmend të humbisnin fluturimin drejt Greqisë. Prandaj menduan të lënë të bijën në duart e personelit të aeroportit, teksa më pas vogëlushja është gjetur nga një gjyshe, e cila ka lëshuar alarmin. Ky episod ka ndodhur në Katowice të Polonisë, siç bëjnë me dije mediat vendëse. Ndërkohë që pas rikthimit të tyre në atdhe, çifti i prindërve duhet të përballen me një hetim të policisë, me rrezikun e denoncimit për braktisjen e një minoreni. "Kurrë nuk kishim hasur një situatë të tillë. Ka dëshmi që tregojnë për fëmijën në lot, të dëshpëruar, kur nëna e braktisi", ka deklaruar një zëdhënës i policisë polake, duke shtuar se auoritetet kanë ndërmend t'i drejtohen edhe një gjykatësi për të verifikuar nëse prindërit janë të denjë për t'u kujdesur për vogëlushen. Ndërkohë, i gjithë episodi i braktisjes së vajzës, është filmuar edhe nga telekamerat e aeroportit