
Vendimi u mor pas konsultimit me një prift hindu, i cili pas martesës i sugjeroi të mos lahej për t’ju plotësuar dëshira që të kishte një djalë.
Në fakt, Singh e mbajti premtimi që i dha priftit hindu për 37 vite. Gjatë kësaj kohë ka bërë 7 vajza, por asnjë djalë.
Kailash Singh 65-vjeçari kujdeset çdo ditë për lopët e tij në fshat, në një temperaturë prej rreth 40 gradë celsius. Ndërsa e vetmja metodë për pastrim që përdorë, është ajo që Singh e quan “dushi i zjarrit”.
Çdo mbrëmje ulet përballë zjarri dhe ngrohet, ndërsa pi gjatë gjithë kohës duhan për të larguar erën e trupit. Gruaja e tij thotë se një herë ka tentuar që me forcë ta detyrojë që të lahet. Por ai ka arritur të largohet nga duart që e detyronin të miqësohej me ujin.
Vet Kailash Singh deklaron se do të pranonte të lahej vetëm nëse perëndia do t’i sillte një djalë.