Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 1, 2012

Shperthen ne Mynih bomba e Luftes se Dyte boterore


Në Mynih, gjetja e një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore rrezikoi të shkaktonte një tragjedi. Në pamundësi për të çaktivizuar 250 kilogram eksploziv, specialistët u detyruan të realizonin një shpërthim të kontrolluar. Mirëpo, bomba ka shkaktuar më shumë dëme nga sa parashikohej. U deshën më shumë se dy orë për të shuar zjarrin, me më shumë se 100 zjarrfikës që kanë punuar intensivisht dhe me 2500 njerëz të evokuar për të bërë të mundur që qyteti të ishte i "shkretë" në një rreze prej 1 kilometri.