Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 8, 2012

Sapo je lidhur me dikë, mos i bëj këto gabime

Ju e dini, në çdo moshë që të jeni, një lidhje intime e sapunisur, shoqërohet me pasiguri. Dhe kjo, shfaqet sidomos nëse na shtohet më shumë seç duhet, euforia e fillimit, e cila na bën të ndihemi që atëherë “pronarë” të partnerit. Duke kryer në këtë mënyrë ato që quhen gabime fatale dhe që është shumë e vështirë ta rikuperojnë më pas një lidhje. Për ta shmangur këtë, ju duhet të dini se cilat janë këto gabime, në mënyrë që t’i shmangni ato
Jo shumë në internet Mos rrini më shumë se ç’duhet gjatë jetës së përditshme në rrjetet sociale. Shumë shpesh ky qëndrim "adoleshent", i jep idenë partnerit se marrëdhënia juaj çift është formuar me anë të "chat", ose "click”. Përjetojeni realisht lidhjen.
 Jo menjëherë bashkëjetesë
  Ta braktisësh papritmas jetën e mëparshme dhe t'i përkushtohesh tërësisht një romance të re, mund të jetë shumë kundër-produktive. Kjo, përveç ndikimit mbi të dashurin tuaj dhe pasionet e tij, ndonjëherë, mund të çojë për të besuar gabimisht se partneri është i mërzitshëm dhe pa interes. 
 Mos u lidhni shumë me të
Një histori e porsalindur, siç e dini, mund të përfundojë në çdo moment. Kjo nuk është e pazakontë. Dhe i bie që një pasion në dukje i përjetshëm, të rezultojë që të jetë një blic. Kështu që përpiquni të mbani gjithmonë pavarësinë tuaj nga një partner, duke rritur në mënyrë konstruktive "veten" tuaj dhe mos kini frikë për humbjen e tij. Mos harroni: Njerëz me personalitet dhe autonomi të plotë, janë më të pëlqyerit.