Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, September 12, 2012

Çfarë tregon fytyra për seksualitetin?

Momenti më pasional në çdo lidhje është njohja. Nëse shkoni në një takim të parë dhe nuk njiheni mirë, studiojini me kujdes karakteristikat e fytyrës së saj apo të tij, do të zbuloni shumë gjëra që më vonë do t’i vërtetoni edhe në shtrat.

Buzë
Ata që kanë buzën e sipërme të theksuar kanë instinkt të fortë seksual. Ata që kanë buzën e poshtme të plotë dhe të trashë duan përjetime të mëdha seksuale. Buzët e zbehta “anemike”, tregojnë një të dashur frigid. Pikërisht për këtë është zbuluar buzëkuqi dhe prej një kohe të gjatë është i pranishëm në çantën e çdo gruaje.

Sytë
Burrat dhe gratë me ngjyrë të gjelbër dhe blu të theksuar të syve janë jashtëzakonisht kreativë në shtrat dhe kanë dëshirë seksuale të fortë. Sytë më tërheqës që duken sikur ju ftojnë në shtrat të mëndafshtë janë të ndritshëm dhe shumë tërheqëse (sy shumë të errët me një xixë të theksuar në të). Sytë që në fund kanë kapakë të ngritur nga sipër zbulojnë senzualitet. Shumë gra dëshirojnë ta arrijnë atë rezultat me makijazh.

Mjekra
Njerëzit që kanë pjesën e brendshme të plotë, lojërat seksuale janë në vend të parë. Më shumë nga të gjithë pikërisht ata kanë frikë se mos e humbin partnerin. Don Zhuani ka pasur mjekër të tillë dhe prandaj i ka ndryshuar gratë. Frika se do të prishet lidhja është ajo që ndikon në ndërrimin e partnerëve dhe kështu e anashkalojnë hyrjen në lidhje serioze.

Veshët
Njerëzit me veshë të vegjël kanë pasion të fortë seksual, por para së gjithash dëshirojnë ta kënaqin partnerin e vet, nuk janë të lirë dhe nuk kënaqen gjithmonë. Ata që kanë veshë të mëdhenj janë senzualë nga natyra dhe të dashur shumë pasionalë.