Contact Form
Sunday, September 30, 2012
Provojne te vjedhin motoret e nje dyqani, pronari i rreh
Shtepia qe mund te shetise neper qytet
Nudo e me maska, ja invazioni perfekt i fushes se futbollit
Kercim e rotullim rekord ne ajer per makinen e “Hot Wheels”
Ja cili eshte qeni i ri me i madh ne bote
Mjafton nje zhytje per te thyer tabelen e koshit
Paguan gjoben, me 137 "derrkuca" prej 1 dollari
Akrobaci mbi motor me 160 km/h, denohet me 200 ore pune sociale
Kameleoni qe mund te laje duart ne lavaman
Sulm i pabesueshem peshkaqenësh kundrejt peshkatareve
Ja çfare ndodh nese e hedh ne toke “iPhone 5”
Ja c'ndodh me azotin e lengeshem ne nje shishe
Barkley, qenushi qe kercen nga...tortura
Kamioni çan parvazet e mbetet i varur ne ure
Rrefen tradhtite ne "show", i fejuari e vret (video)
150 vete hyjne lakuriq ne det per te thyer rekord, por deshtojne
Beteje ne mes te detit Japoni-Tajvan me topa...uji
Ja ç’ndodh kur nje varke ndiqet nga qindra delfine
Rrezimi ne emision i zbulon se eshte pa mbathje
Saturday, September 29, 2012
Gara e qenve mbi rrota
Nxjerr në ankand virgjërinë
Friday, September 28, 2012
Thursday, September 27, 2012
Wednesday, September 26, 2012
Tuesday, September 25, 2012
Çfarë do të bënit sikur të gjeni në rrugë një ‘iPhone 5’
Prostitutat tani pajisen edhe me diploma
Një “shkollë” për profesionin më të lashtë në botë është hapur në Valencia të Spanjës. Madje, “studentet” që do të regjistrohen, do të kenë mundësinë që të ndjekin pos mësimeve teorike, edhe ato praktike.
Mësimet kushtojnë vetëm 100 euro dhe personeli i “shkollës” premton se do t’u zbulojë profesionisteve të së ardhmes të gjitha sekretet, me qëllim që nesër të dalin në “tregun e punës” të përgatitura.
Në këtë shkollë punojnë “profesoreshat” më të mira, të cilat shpjegojnë tekniken e seksit për ata që e shohin seksin si profesion.
Një nga mësimet e detyrueshme është “Kama Sutra”, ku “nxënëset” mësojnë pozicionet më të mira. Gjithashtu, pjesë e seminarit është edhe mësimi “Si të përdorim mjetet ndihmuese në seks”.
Mësimet teorike përqendrohen tek njohja me publikun, marketingu dhe styling.
Me mësimet e mësiperme dhe certifikaten në duar, hapi tjetër është gjendja e klienteles, pasi motoja e shkollës është “Trabaja Ya!” që do të thotë “Dhe tani, punë”.
Deri më tani janë regjistruar 95 nxënëse për mësimet, ndërsa kjo “shkolle” kërcenohet që të mbyllet pasi organizatat aktiviste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë që të mbyllet.
Sipas tyre, kjo shkollë përgatit njerëz që të hyjnë direkt në fushën e prostitucionit, si zgjidhja më e lehtë në kohë krize.
Nga ana tjetër, autoritetet përkatëse dhe prokuroret deklarojnë se nuk e shohin të arsyeshme që të ndërhyjnë, pasi nga ana ligjore shkolla i ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa nxeneset shkojnë aty me deshirë!

Monday, September 24, 2012
Sunday, September 23, 2012
Edhe Flori Mumajesi sulmon!!
Një koment i aktorëve të dashur të humorit, Gent Zenelajt dhe Julian Dedës, në një fushë që pak e njohin, e ka mërzitur jo pak kompozitorin e hiteve, Flori Mumajesin, i cili nuk ka nguruar të vërë një status, në të cilin etiketohej njëri nga protagonistët e këtij konflikti, pikërisht Genti.
Siç duket, djemtë kanë komentuar diçka lidhur me Florin ( se çfarë nuk dimë ta themi), gjë e cila e ka detyruar kantautorin e famshëm ta bëjë të zëshëm këtë shqetësim…
Flori ka shkruar një status në Facebook, të cilin e ka fshirë pas pak minutash, por që ne të ‘Bluetooth’- it e kapëm në kohë dhe si pasojë po jua përcjellim më poshtë si vijon: ‘Baballarët e vërtetë zgjohen herët, ose flenë vonë… Disa i japin jetë një jete, Disa asaj që për ta është jetë, Sidoqoftë është metaforë… Nejse kjo ishte kot sa për hyrje! Për fatin tuaj të mirë jam dëgjues i programit tuaj! Por ideja e këtij statusi është t’ju them ju dhjefsha në humorin që bëni!
Të kopjuar keq, duke përdorur You Tube- in dhe çdo mënyrë tjetër që ju lidh me atë që nuk e bëni dot. Ju dhjefsha në atë që e quani kreativitet artistik! Të bësh dikë të qeshësh nuk do të thotë të lexosh tituj gazetash dhe të bësh komente, apo të dëgjosh muzikë që nuk të pëlqen dhe të bësh si muzikant apo kritik. Ju kuptoj, po prapë një sugjerim ashtu sikur ju do ta bëj dhe unë!
Bëni fëmijën në kopësht, apo fëmijën në karrocë. ( Atë që dini të krijoni dhe dini të bëni më mirë). Të tjerat unë të paktën i kam parë dhe kam qeshur më shumë me versionin origjinal.
Dedikuar humoristit që di të bëjë vetëm ‘beeee’ dhe që për fatin e tij të keq më shumë është i famshëm nga pjesëmarrja në një klip se sa nga humori që bën’, ka qenë komenti i Florit në Facebook, prej nga ku është ngjallur edhe një reagim tek fansat për të mësuar më shumë, por Mumajesi nuk e ka lënë për shumë kohë këtë postim dhe në të, ndonëse ishte bërë ‘ tagg’, nuk ka komentuar Gent Zenelaj. Bluetooth

Friday, September 21, 2012
Njerëzit e pasur në vitin 2012..zbuloni sesa te pasur jane ata!
Revista “Forbes” thotë se në vitin 2012 të pasurit kryesisht janë bërë edhe më të pasur, meqë vlera neto e listës së 241 anëtarëve është rritur, ndërsa pasuria e 66-ve sish ka rënë, transmeton portali Koha.
Bashkëhemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, mbetet amerikani më i pasur, tash 19 vjet renditet i pari në listën e të 400-ve të Forbes . Asetet neto të Bill Gates vlejnë 66 miliardë dollarë.
Vendin e dytë në listën e përpiluar nga revista amerikane e biznesit "Forbes", përsëri e mori kreu i kompanisë "Berkshire Hathaway", Warren Buffett, me 46 miliardë dollarë, dhe pozitën e tretë e mbajti bashkëthemeluesi i IT "Oracle", Larry Ellison , "i rëndë" 41 miliardë dollarë, njoftoi Associated Press.
Në vijim janë vëllezërit Charles dhe David Koch, bashkëpronarët e "Koh indastriz", e cila merret me përpunimin e naftës, pasuria e të cilëve u vlerësua në 31 miliardë dollarë.
Disa anëtarë të familjes Walton, themeluesit të zinxhirit të shitjes me pakicë, "Wal-Mart", ka avancuar në listën e 10 amerikanëve më të pasur, nga e cila kanë rënë investitori George Soros, dhe themeluesi i kazinove "Las Vegas Sands Corp",
Sheldon Adelson.
Kryetari i Bashkisë së New Yorkut dhe themelues i "Bloomberg", Michael Bloomberg, është përsëri në mesin e 10 amerikanëve më të pasur, me një vlerë neto të llogaritur prej 25 miliardë dollarësh.
Themeluesi i kompanisë "Zinga", prodhuesit të video lojërave për rrjetet sociale, Mark Pincus, dhe themeluesi i internetit për të shitur kuponat në internet "Grupon", Erik Lefkofski, nuk janë më në listë.
Themeluesi i "Facebook", Mark Zakerberg, ende rangohet në listën e të pasurve, por është humbësi më i madh në mesin e pasanikëve amerikanë, meqë dalja e këtij rrjeti sociale në tregun e aksioneve, në maj, rezultoi me një rënie të madhe të vlerës së kompanisë.
Zakerberg ra në pozitën e 36-të nga e 14-ta, që e kishte në listë.
Megjithatë, edhe pse ka humbur më shumë para se që fitoojnë shumica e njerëzve gjatë jetës, pasuria e tij vlerësohet ende në 9,4 miliardë dollarë, njoftoi "Forbes".
Në listën e "Forbes" janë 45 gra, në krahasim me 42 në vitin e kaluar, duke përfshirë moderatoren televizive Oprah Winfrey, e cila zë vendin e 151-të.
Top-lista e dhjetë amerikanëve më të pasur të "Forbes 400”:
1. Bill Gates, 66 miliardë $
2. Warren Buffett, 46 miliardë $
3. Larry Ellison, 41 miliardë $
4. Charles Koch, 31 miliardë $
5. David Koch, 31 miliardë $
6. Christie Walton dhe familja, 27,9 miliardë $
7. Jim Walton, 26,8 miliardë $
8. Alice Walton, 26.3 miliardë $
9. S. Robson Walton, 26,1 miliardë $
10. Michael Bloomberg, 25 miliardë $

Në cilën moshë femra është më e bukur se kurrë?
Sipas një studimi, femra është në kulmin e bukurisë dhe tërheqjes së saj, kur ka mbushur 31 vjeç.
Me moto “31-vjeçaret janë 21-vjeçaret e reja” kompania britanike njoftoi se arriti në këtë konkluzion pas sondazhit të kryer tek 2.000 meshkuj dhe femra, që u bë nëpërmjet telefonit.
Shumica e të pyeturve mbështetën teorinë se pas të 30-tave femra është më e pasionuar, në krahasim me moshën 18-19-vjeçare “me fytyrën e freskët dhe pa rrudha”. Sipas këtij sondazhi, pyetjes “kur është më tërheqëse një femër”, shumica e të intervistuarve iu përgjigjën “në moshën 31-vjeçare”.
Sa i përket bukurisë, 70% e tyre thanë se “ajo buron nga ne”, 67% thanë se bukuria për ta duket në “paraqitjen e jashtme” dhe 47% thanë se për ta të jesh e bukur do të thotë “të kesh stil”.
“Ky studim na lë të kuptojmë pikërisht atë për të cilën dyshonim: bukuria është diçka shumë më e thellë sesa thjesht një paraqitje e mirë. Ajo ndërthuret me besimin në vetvete, stil dhe personalitet, brenda një paraqitjeje të bukur”, deklaroi përgjegjësja e studimit.

Thursday, September 20, 2012
Pengonte lojtarët duke simuluar seksin oral
Xhirimi më spektakolar i vullkanit
Wednesday, September 19, 2012
Studiuesit: Jezusi ka qenë i martuar?
Studiues të Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara zbuluan një shkrim të lashtë koptik sipas të cilit, të krishterët e hershëm besonin se Jezusi ishte i martuar.
Në tekst shkruhet “gruaja e Jezusit” në gjuhën kopte, por nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për bashkëshorte apo për dishepull femër.
Zbulimi u prezantua nga studiuesja Karen L. King në Harvard gjatë një takimi të studiuesve të shkrimeve kopte. King tha se papirusi i gjetur është e vetmja provë antike me tekst që flet për “gruan” e Jezusit. Megjithatë, shtoi ajo, kjo nuk është bindëse për të besuar që vërtet profeti i krishtërimit ishte i martuar.
Dyshimet e saj lidhen me datën e vonë të shkrimit, diku nga mesi i shekullit të dytë pas erës sonë.
Dyshimi tjetër lidhet me mënyrën e përfitimit të dokumentit. King tha se ai i ishte dorëzuar nga një koleksionues veprash antike me qëllim për ta analizuar atë. Studiuesja amerikane beson se shkrimi është pjesë e një teksti më të gjatë dhe nëse mund të vërtetohet origjinaliteti i tij dhe koha kur është shkruar, është një provë e fortë për të besuar se Jezusi ka qenë vërtet i martuar.
Duke iu referuar zbulimit në fjalë, New York Times shkruan se edhe pse me shumë dyshimi, ky studim pritet të rindezë debatin në komunitetin e krishterë që do të kërkojë përgjigjet për pyetjet; a ka qenë Jezusi i martuar? Nëse po, a ishte Maria Magdalena bashkëshortja e tij dhe nëse vërtet ka patur një dishepull femër.
Tuesday, September 18, 2012
Letër e hapur e Granit Xhakës drejtuar Tifozëve Kuq e Zi
Pas shumë spekulimeve dhe debateve nëpër media rreth deklaratave të pathëna të mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës, që luan për përfaqësuesen zvicerane, ai me anë të një letër të hapur duket se u ka dhënë përgjigje njëherë e mirë thashethemeve që lidheshin kryesisht me cilësimet ‘tradhti e patriotizëm’. Në vazhdim mund të lexoni letrën e plotë të Granit Xhakës.
Të nderuar shqiptarë dhe Tifozë Kuq e Zi!
Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashklojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi.
Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.
Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka pasur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa ç’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës kërkesat e secilës si për ironi nuk rreshtimin.
Më duhet të theksoj dhe t’ia bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve juve tifozë kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares Shqiptare, se unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë, KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qenë, Jemi dhe Do të Jemi përjetësisht krenarë mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.
Kam dalë përherë ballëhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.
Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vet dhe vetëm FSHF (as FIFA nuk ka qenë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në çdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.
Mbare populli shqiptar duhet të dijë se unë Granit Xhaka, siç disa më akuzojnë tradhtar jam biri i një të burgosuri politik i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet “Shqipëria Etnike” dhe s’ju tremb as burgut e as luftës , kur ishte fjala për Shqipërinë. Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prindërit e mi me frymën e patriotizmit dhe me atdhedashurinë për kombin shqiptar. Më kanë mësuar se si të respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe unë jam krenar që jam Shqiptar që e kam thënë e them dhe kudo që do jem do ta them me krenari.
Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në çdo moment.
Nuk më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media te shkruara sportive kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individë të caktuar kanë mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ia arrijë që mua të më përdorë për të futur përçarjen.
Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e zi.
Nuk dua që interesa personale të individeve të caktuar të njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos ekzistojë kurre më në kampin kuqezi.
Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Me nderime dhe respkete për të gjithë, nga Granit Xhaka dhe familja!
Monday, September 17, 2012
Puthja e pazakonte e qenit me peshkun
Duke pritur princin, i erdhi princesha.
Franceska e "BB":Ju rrefej ndarjen me Ermalin,ja si me tradhtonte !
“Tani që u mësua ndarja, kam shumë oferta nga djem për lidhje”
Kjo është intervista e saj e parë pas ndarjes, dhe e fundit ku flet për Ermalin, sepse ai tashmë është një ish. 18-vjeçarja nga Vlora, Françeska Jaçe, rrëfen si mori fund lidhja 6-mujore me konkurrentin e saj në “Big Brother 5”, i cili në të njëjtën kohë u bë i dashuri i saj në gati tre muaj lojë në ekran. Të vërtetat për tradhtitë e komentuara dhe arsyen se pse vendosën ta mbajnë të fshehtë ndarjen për dy muaj. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” të gjitha detajet e historisë së përfolur të kësaj vere dhe si erdhi fundi i lidhjes.
Tani që jeni ndarë, çfarë mund të thuash për Ermalin, ish-të dashurin tënd?
Patëm një lidhje që zgjati diku 6 muaj dhe ishte një lidhje e bukur për aq sa zgjati. Ermalin mund ta konsideroj si djalë të mirë, por që realisht s’ishte i duhuri për mua. Ishin shumë zhgënjime njëra pas tjetrës nga ana e tij që unë nuk i prisja, dhe për këtë gjë vendosëm të dy t’i jepnim fund lidhjes.
Sa kohë keni që jeni ndarë përfundimisht?
Dy muaj, por jemi takuar. Ndërsa kemi shkëputur kontaktet prej dy javësh, pasi unë kam ndërruar numër telefoni dhe e kam fshirë nga facebook, gjëra normale që i bën çdo femër pasi ndahet nga i dashuri.
Është e vërtetë që je ndier e tradhtuar nga ai, ashtu siç është folur?
Me sa arrita të kuptoj nga Ermali, ai është tip që nuk di të mbajë një lidhje serioze dhe i pëlqejnë femrat, është pak a shumë feminist. Ky është tipi i tij dhe unë nuk mund ta gjykoj.
Si dole në këtë konkluzion, arrite të kapje fakte konkrete?
Nëse një femër i kap mesazhe të dashurit të saj në celular, mesazhe që nuk janë shoqërore, atëherë i bie që nëse këto fakte apo sjellje konsiderohen tradhti, e pranoj që “po”, ai më ka tradhtuar.
Po ai vetë si i ka justifikuar këto mesazhe?
Po ja, duke debatuar. Kanë qenë thjesht flirtime me vajza nga ana e tij që unë s’mund t’i anashkaloja, pasi duke qenë se ai edhe pse është me një femër, që isha unë, i pëlqen të rrijë me femra të tjera, atëherë kjo tregon se s’është në gjendje të mbajë lidhje stabël. Kjo ka qenë arsyeja pse ne jemi ndarë, pasi e thënë shkurt, te Ermali nuk gjeja dot lidhje serioze.
E çfarë nënkuptonte për ty një lidhje serioze?
Lidhje serioze për mua nuk do të thotë domosdoshmërisht të përfundonim në fejesë apo martesë, pasi normalisht mund të ishte diçka që do e arrinim me kalimin e kohës. Po thjesht unë i kërkoja të më respektonte.
Ndërkohë që brenda në lojë je komentuar si vajza xheloze. Ç’mund të thuash? E di, por sqaroj që edhe pse jam komentuar si xheloze, sepse është normale që çdo femër brenda saj të jetë xheloze, ishin shumë gjëra të tjera që nuk më pëlqenin në sjelljen e tij. Nuk e doja një lidhje të tillë, i dashuri im të dilte çdo natë club-eve dhe të rrinte i rrethuar nga femra, ndërkohë që unë nga ana ime nuk e bëja një gjë të tillë. Kjo ishte e gjitha. Ndoshta s’ishim për njëri-tjetrin.

Konflikti juaj në verë u komentua në faqet e gazetave. Çfarë ndodhi dy muaj më parë në Himarë, kur ju u patë në plazh të veçuar?
Dy muaj më parë unë dhe Ermali ishim bashkë, por siç e thashë dhe më parë, u distancuam shumë nga njëri-tjetri, pasi unë i gjeta një mesazh në telefonin e tij. Ai po ashtu dilte natën në clube, ndërsa unë rrija në shtëpi. Dhe këto ishin arsyet pse unë vendosa të shkoja në Vlorë pranë familjes për t’u qetësuar, sepse normalisht s’isha mirë nga gjendja psikologjike. Krejt papritur Ermali vendosi të shkonte në Himarë me shoqërinë e tij, dhe nuk e mohoj që më ftoi edhe mua, por unë s’mund të shkoja pasi kisha planet e mia. Dhe më kryesorja që i mbaja inat për SMS-të që i gjeta në telefon. Pas kësaj Ermali shkoi me shoqërinë e tij dhe as denjoi të ndalonte në Vlorë për të më takuar. Kështu besoj ndodhi çarja.
Si vazhdoi më tej, cili nga ju ishte më i predispozuar për t’u kthyer në normalitet?
E vërteta është se unë vazhdoja përsëri të bëja përpjekjen time për një lidhje normale, por Ermali nuk dëshironte.
Si ta kuptojmë që nuk dëshironte Ermali, si shprehej apo sillej?
Në fakt, Ermali nuk ishte shumë i sigurt nëse më donte ose jo. Dhe kjo më dukej totalisht absurde nga ana e tij, pasi kishim 4-5 muaj që rrinim 24 orë me njëri-tjetrin dhe ishte totalisht absurde që ai nuk ishte i sigurt për ndjenjat ndaj meje. Në një farë mënyrë e arsyetoja, pasi ishin pasojat e “Big Brother”, që të dy ishim lidhur në një show të tillë plot tension, por nuk ishte kjo..
Në një farë mënyre ndihesh e zhgënjyer, apo jo?
Kjo është intervista ime e parë pas pranimit të ndarjes, dhe intervista e fundit që unë flas për të. Ermali mund të jetë shumë i djalë i mirë, por në drejtimin tim, Ermali si i dashur, e pranoj që po, më zhgënjeu.
Atëherë pse vendosët ta mbanit të fshehtë ndarjen për dy muaj rresht?
Ka qenë zgjedhje nga ana ime që ta mbaja të fshehtë ndarjen, pasi kam pasur një detyrim edhe ndaj fansave të cilët më kanë mbështetur vazhdimisht. Janë ata që më marrin telefon, më shkruajnë mesazhe dhe që po e vuajnë shumë ndarjen time nga Ermali, madje më shumë nga unë vetë. Nga ana tjetër s’doja të lëndoja familjen time, pasi nuk do ta zhgënjeja më tepër babain tim, i cili ka toleruar shumë gabime që kam bërë. Por lumturia ime në sytë e babait tim është e para, ndaj vendosa pikërisht në momentin që nuk po ndihesha mirë me Ermalin. Nuk kishte logjikë të vazhdoja më.
Në këta dy muaj ndarje, në ç’mënyrë e vazhdonit lidhjen?
Realisht dilnim, takoheshim, por nuk e kuptoja pse ne vazhdonim të dilnim kur kishim mbyllur çdo gjë, ose më saktë kur s’kishim asnjë plan bashkë. E pyesja; “Ermal çfarë do bëjmë, pse po rrimë për sy të botës?” Ai thoshte që jemi thjesht miq. Unë realisht sa herë e takoja vuaja, pasi e ndieja largësinë dhe ftohtësinë e tij. Kështu që nuk po më dukej e arsyeshme që në radhë të parë të gënjenim veten tonë.
Dhe momenti që vendose ta deklarosh ndarjen, u bë për inat të Ermalit apo është një vendim i marrë përfundimisht?
Është vendim përfundimtar, pasi u lodha duke e mbajtur të fshehtë, u lodha duke e bërë Ermalin të arsyetonte për lidhjen, gjë që ai s’e bëri përfundimisht. Nëse nuk arriti dot të më donte, dakord mund të jemi miq.
Si ndodhi ndarja, në ç’mënyrë? Ishte refuzimi i bashkëjetesës nga Ermali arsyeja?
Pasi u kthyem nga pushimet, unë mora vendimin për t’u kthyer në Tiranë, ku siç e kishim pohuar më parë, vendosëm të jetonim me Ermalin, por ndodhi kjo përçarje dhe ai s’ishte i vendosur. Më saktë, një ditë ishte po dhe një ditë jo për bashkëjetesë. Kështu vendosa t’i marr frerët në dorë dhe ta bëja vetë zgjedhjen time, që ishte vendimi për t’u shpërngulur në Tiranë me motrën. Normalisht është e vështirë, por do ia dal.
Po nëse ai një ditë do kërkojë të rikthehet sërish tek ti, do pranosh?
Jo. Në qoftë se ai do dëshirojë të kthehet sërish tek unë, nuk e pranoj më, pasi tani do e shoh me seriozitet jetën time. Kam primare shkollën, përfundimin e shkollës së mesme dhe po bëj përpjekje për të filluar një punë në televizion.
Po flisnim deri tani për ndjenjat e Ermalit, po ti e dashuroje?
Për mua dashuri është fjalë e madhe, nuk mund të them që e dashuroja, ndihesha mirë me atë njeri, pra e doja si njeri. Kisha mbështetje shumë të madhe dhe familjen e tij që i falënderoj, se në fund të fundit më hapën dyert e shtëpisë, që jo çdo njeri e bën sot. Unë shkoja gjithmonë te shtëpia e tyre, më ftonin për darkë, dhe kam fjetur shumë herë atje.
Je në dijeni të ndonjë lidhjeje tjetër të tij?
Të them të drejtën nuk jam interesuar, sepse edhe në qoftë se do ndodhte, nuk më bën çudi, pasi ka ndodhur edhe kur ka qenë me mua. Edhe pse e di se në qoftë se do shoqërohet me një femër tjetër, nuk do jetë asgjë serioze, përderisa nuk e pati serioze me mua.
Çfarë mendon se e bëri të pavendosur Ermalin në lidhje me ty?
Ermali është djalë me principe dhe ndoshta kanë ndikuar fjalët që ka dëgjuar, dhe programi nga ku kemi dalë është i gjykuar, gjykohet lehtë. Nuk e di çfarë ka ndikuar në mendjen e tij…
Pohove që ke kaluar edhe stres gjatë lidhjes, po tani si ndihesh?
Jo për momentin jam shumë rehat, madje ku paskam qenë…! Për fat po më ecën mirë në punë, dhe detajet do i zbuloj më vonë, pasi kam oferta jo vetëm në modë, por edhe në televizion.
E si po vazhdon jeta jote “single”?
Realisht nuk guxoj të hyj në facebook, pasi kam marrë shumë oferta për lidhje (qesh). Por është një periudhë që dua të rri vetëm, me grupin më të ngushtë shoqëror dhe motrën. Kam marrë aq shumë oferta nga njerëz në të gjithë botën, që nuk e dija që ekzistonin deri në momentin që kam vendosur statusin “single”. Tani po vazhdoj të merrem me modën, siç është parë nga një foto e komentuar si topless, që është bërë thjesht për qejf nga ana ime. Them se është foto provokuese, por jo nudo apo topless. Është një foto që të gjitha femrat në botën apo modës e artit e kanë bërë dhe nuk e kuptoj pse është gjykuar kaq shumë.
Meqë jemi te fotot, do të ishe e gatshme të bëje foto të tjera topless?
Këtu në Shqipëri besoj që jo, pasi nuk do kisha arsye qoftë për mentalitetin që ekziston, apo që nuk paguhen sipërmarrje të tilla. E kam pohuar që nuk vuaj nga komplekset, dhe nëse paguhet mirë, patjetër do e bëja, edhe pse kam qenë gjithmonë e përndjekur nga fjalët e këqija të njerëzve. Madje, them se nuk arrij ta kuptoj se çfarë janë këta njerëz kaq të këqinj që gjykojnë një vajzë 18-vjeçare si unë. Nuk dua t’i gjykoj njerëzit që më gjykojnë, se do ishte absurde. Njerëzit janë të lirë të mendojnë dhe të shprehen si të duan. E rëndësishme është që unë ndihem mirë.
Tashmë je një vajzë që të njohin të gjithë, çfarë të pëlqen nga gjithë ky përjetim?
E vetmja gjë që më pëlqen dhe që më ka bërë të ndihem krenare për veten, janë komplimentet e mira që më vijnë nga femrat, më shumë nga meshkujt. Në qoftë se femrat e tjera më gjykojnë keq, është mendimi i tyre. Thjesht ajo që më acaron më tepër, është kur femrat bëjnë si virgjëresha, ndërkohë që këto gjëra që unë bëj mund t’i kenë bërë më tepër se kaq.
Çfarë mendon se do ngelet nga gjithë kjo histori e shpallur publikisht me Ermalin?
Mendoj që do ngelet etikimi i fansave, duke e quajtur “Ermali i Françeskës” (qesh).

Sunday, September 16, 2012
Hajnat hedhin paratë për dritareje
Gruaja në derë, dashnorja në dritare
Qeni që ruan varrin e pronarit 6 vjet
Vetëm një javë pas vdekjes së pronarit të vet, më 2006, Nugel Guzmanit, pastori gjerman ‘Kapiten’, kishte ikur nga shtëpia për të gjetur varrin e mikut të vet më të mirë.
Familja e gjeti shtatë ditë më vonë të shtrirë mbi varr, dhe aty kaloi gjashtë vitet e tjera në vijim.
Migeli Kapitenin ia kishte blerë djalit të vet për ditëlindje më 2005. Ai kishte vdekur papritmas një vit më vonë, por kur familja ishte kthyer nga varrimi nuk e kishte gjetur qenin në shtëpi.
“E kërkuam në çdo vend, por askund s’e gjetëm. Kujtuam se mos e kishte shkelur ndonjë automobil”, deklaroi e veja e Guzmanit, verenika, në gazetën argjentinase "La Voz del Interior".
“Javën tjetër e gjetëm mbi varr, ndonëse asnjëherë nuk e kishim çuar atje. E kishte gjetur vetë rrugën, duke mos dashur ta lë vetëm Migelin”, raportonte gazeta.
Roja e varrezave thotë se qeni një kohë vetëm kishte bredhur përreth derisa nuk e kishte identifikuar varrin me pronarin e vet të vdekur. Që nga ajo ditë ai vjen saktësisht në orën gjashtë dhe aty e kalon gjithë natën.
Familja Guzman është përpjekur disa herë ta kthejë qenin në shtëpi, por ai vazhdimisht ishte kthyer te varreza.
Ky tregim i pazakonshëm përkujton Haçikun e falshëm, akiton që vinte në stacionin e metrosë së Tokios në të njëjtën kohë për nëntë vjet nga maji i vitit 1025, kur kishte vdekur në vendin e punës pronari i tij, Hidesaburo Ueno.
Këtij miku besnik në atë stacion i është ngritur përmendorja.

Friday, September 14, 2012
Këngë për Granit Xhakën, shqiptari i Zvicrës
10 rregullat e arta të dashurisë në ambientet e punës
1- Keni një marrëdhënie dashurie brenda zyrës? Gjëja më e mirë është ta bëni publike, pasi kështu nuk do të rrezikoni t’ju shohin jashtë dhe të bëjnë komente mbi ju. Por, nëse është thjesht një flirt, evitoni ta bëni atë “publike” menjëherë, por prisni sa të kaloni periudhën e parë të dashurisë.
2- Nëse keni lidhje me shefin, mos kërkoni të keni privilegje që të tjerët nuk i kanë, si të merrni informacione të rezervuara për personelin, të largoheni më shpejt nga zyra, ose të bëni më shumë ditë pushimi. Në të njëjtën mënyrë, nëse shefi jeni ju, mos bëj diferencime midis të dashurit tënd dhe kolegëve të tjerë. Pra evito marrjen apo dhënien e favoreve.
3- Kur je vetëm me të, ai ka një sjellje të dashur dhe i sjellshëm, si të hap derën, sposton karrigen, etj? Nuk duhet të presësh më shumë në ambientin e punës. Nëse është i tillë me ju, duhet të sillet kështu edhe me gratë e tjera që janë në zyrë.
4- Në ambientet e zyrës asnjëherë mos trego më shumë konfidencë ndaj partnerit tënd. Para se të hyni në një dhomë trokisni ose kërkoni leje, siç veprojnë të gjithë kolegët e tjerë.
5- Nëse zyrtarisht jeni bashkë, asnjëherë mos u kyçni në një dhomë për një kohë të gjatë, madje do të ishte më mirë të mos e bënit këtë gjë. Kështu do të respektoni vendin e punës.
6- Nëse gjithnjë i keni folur me “ju”, vazhdo t’i drejtohesh në të njëjtën mënyrë. Mos e thërrit kurrë me përkëdheli apo me shkurtime.
7- Kurrë mos bëj “klan” në zyrë, por vazhdo sillu si më parë. Mos mbaj asnjë qëndrim dhe mos i kërko partnerit ta bëjë këtë.
8- Kurrë mos u puthni apo të keni sjellje dashurie para kolegëve, klientëve apo bashkëpunëtorëve tuaj.
9- Zënkat e dashurisë kurrë nuk duhet të sillen në zyrë, si dhe efektin e një “mbrëmjeje fantastike” që kaluat bashkë.
10- Daljet nën pretekstin profesional nuk janë të këshillueshme. Nëse vërtet duhet të dilni apo të keni një takim ose drekë pune jashtë zyrës, duhet të tregoni shumë kujdes, si dhe duke ruajtur aspektin profesional.

Subscribe to:
Posts (Atom)