Contact Form

Name

Email *

Message *

Friday, September 21, 2012

Njerëzit e pasur në vitin 2012..zbuloni sesa te pasur jane ata!


Revista “Forbes” thotë se në vitin 2012 të pasurit kryesisht janë bërë edhe më të pasur, meqë vlera neto e listës së 241 anëtarëve është rritur, ndërsa pasuria e 66-ve sish ka rënë, transmeton portali Koha.

Bashkëhemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, mbetet amerikani më i pasur, tash 19 vjet  renditet i pari në listën e të 400-ve të Forbes . Asetet neto të Bill Gates vlejnë 66 miliardë dollarë. 

Vendin e dytë në listën e përpiluar nga revista amerikane e biznesit "Forbes", përsëri e mori kreu i kompanisë "Berkshire Hathaway", Warren Buffett, me 46 miliardë dollarë, dhe pozitën e tretë e mbajti bashkëthemeluesi i IT "Oracle", Larry Ellison , "i rëndë" 41 miliardë dollarë, njoftoi Associated Press.

Në vijim janë vëllezërit Charles dhe David Koch, bashkëpronarët e "Koh indastriz", e cila merret me përpunimin e naftës, pasuria e të cilëve u vlerësua në 31 miliardë dollarë. 

Disa anëtarë të familjes Walton, themeluesit të zinxhirit të shitjes me pakicë, "Wal-Mart", ka avancuar në listën e 10 amerikanëve më të pasur, nga e cila  kanë rënë investitori George Soros, dhe themeluesi i kazinove "Las Vegas Sands Corp", 
Sheldon Adelson.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut dhe themelues i "Bloomberg", Michael Bloomberg,  është përsëri në mesin e 10 amerikanëve më të pasur, me një vlerë neto të llogaritur prej  25 miliardë dollarësh.

Themeluesi i kompanisë "Zinga", prodhuesit të video lojërave për rrjetet sociale, Mark Pincus, dhe themeluesi i internetit për të shitur kuponat në internet "Grupon", Erik Lefkofski, nuk janë më në listë.

Themeluesi i "Facebook", Mark Zakerberg, ende rangohet në listën e të pasurve, por është humbësi më i madh në mesin e pasanikëve amerikanë, meqë dalja e këtij rrjeti sociale në tregun e aksioneve, në maj, rezultoi me një rënie të madhe të vlerës së kompanisë.

Zakerberg ra në pozitën e 36-të nga e 14-ta, që e kishte në listë.

Megjithatë, edhe pse ka humbur më shumë para se që fitoojnë shumica e njerëzve gjatë jetës, pasuria e tij vlerësohet ende në 9,4 miliardë dollarë, njoftoi "Forbes".

Në listën e "Forbes" janë 45 gra, në krahasim me 42 në vitin e kaluar, duke përfshirë moderatoren televizive Oprah Winfrey, e cila zë  vendin e 151-të.

Top-lista e dhjetë amerikanëve më të pasur të  "Forbes 400”:

1. Bill Gates, 66 miliardë $
2. Warren Buffett, 46 miliardë $
3. Larry Ellison, 41 miliardë $
4. Charles Koch, 31 miliardë $
5. David Koch, 31 miliardë $
6. Christie Walton dhe familja, 27,9 miliardë $
7. Jim Walton, 26,8 miliardë $
8. Alice Walton, 26.3 miliardë $
9. S. Robson Walton, 26,1 miliardë $
10. Michael Bloomberg,   25 miliardë $