Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 29, 2012

Nxjerr në ankand virgjërinë


Një studente braziliane ia ofron virgjërinë e saj atij që do të paguajë më shumë para, në mënyrë që të grumbullojë mjete për të ndërtuar shtëpi për familjet e varfra. Catarina Migliorini dëshiron të ndihmojë në grumbullimin e 155.000 dollarëve për një organizatë joqeveritare, e cila ndërton shtëpi moderne në shtetin Santa Catarina në jug të Brazilit. 20-vjeçarja nuk e konsideron veten prostitutë dhe ajo beson në dashurinë e vërtetë, por mendon se kjo është një mundësi e mirë që të bëjë diçka pozitive për njerëzit. Megjithatë, Daily Mail raporton se kjo ngjarje ka nxitur reagime kontroverse, duke qenë se gjithçka do të përcillet nga një televizion australian, i cili do ta xhirojë filmin dokumentar, “Virgins Wanted”