Ylli shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka ka qenë i shumë përmendur ditëve të fundit në mediat zvicërane dhe shqiptare para dhe pas ndeshjes Zvicër-Shqipëri.
Ata që e quajtën tradhtar, siç raporton shqiptarja, gabuan, ata që i thanë shqiptar, këtë e vërtetuan, pasi që Graniti pas ndeshjes, midis stadiumit zviceran e konfirmoi këtë me deklaratën ku tha se është krenar që është shqiptar.
Më shqiptar u duk edhe në fushë ku në një rast ai si duket qëllimisht huqi, duke e falur atdheun e tij, Shqipërinë.
Duke qenë krenar që është shqiptar, atij i është kushtuar edhe një këngë shqip, e cila ka filluar të dëgjohet shumë këto ditë e fundit.