Tre hulumtuesit amerikanë kanë kaluar dy muaj në ishullin e Ambrym. Gjatë kësaj kohe kanë arritur të regjistrojnë videon më të mirë nga një vullkan aktiv. Për xhirime është dashur të kenë pajisje të veçanta, rezistente ndaj temperaturave shumë të larta.
Pas një studimi dymujor të ishullit vullkanik Vanuatu, Geoff Mackley, Bradley Ambrose dhe Nathan Berg kanë publikuar disa pjesë të xhirimeve të pabesueshme, të vullkanit aktiv Marum.
Ata madje ishin në gjendje të afrohen deri në 30 metra tek “liqeni” i madh i lavës, me ndihmën e rrobave dhe aparateve speciale për frymëmarrje. Në këtë afërsi kanë mundur të qëndrojnë 40 minuta të plota.