Contact Form

Name

Email *

Message *

Monday, September 17, 2012

Duke pritur princin, i erdhi princesha.


Njëra nga pjesëmarrëset e instilacionit artistik në Muzeun Kombëtar të Arteve në Kiev (gjatë të cilit pesë femra janë ndërruar dhe kanë “fjetur” nga tri ditë, si pjesë e këtij instilacioni) është befasuar kur është zgjuar dhe pranë vetes ka parë një femër tjetër. Secila nga pesë pjesëmarrëset, si edhe vizitorët e muzeut, janë detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen, e cila i detyron të martohen me personin që do ta zgjojë me puthje. Metro njofton se Yana Gurzhiy është befasuar kur i ka hapur sytë dhe ka kuptuar se atë e kishte puthur një femër tjetër. “U habita kur i hapa sytë dhe pash një femër. Ndodhi në moment. Nuk kam menduar për diçka të tillë. Thjeshtë i hapa sytë. Mendoj se nuk është rastësi që jemi takuar në këtë mënyrë. Është person mjaft interesant dhe shpresoj që në të ardhmen të realizojmë ndonjë lloj partneriteti profesional dhe kreativ”, ka thënë 24-vjeçarja. Meqenëse në Ukrainë janë të ndaluara martesat e gjinisë së njëjtë, dy vajzat nuk mund të martohen.