Contact Form

Name

Email *

Message *

Sunday, September 30, 2012

Rrefen tradhtite ne "show", i fejuari e vret (video)


Nga spektakël tepër popullor është shndërruar në shkak për kryerjen e një vrasjeje në Peru. Në "El Valor de la Verdad" (Vlera e së vërtetës), konkurrentët u përgjigjen pyetjeve të sikletshme dhe një "makinë e së vërtetës" u zbulon gënjeshtrat. Sa më sekrete intime janë të gatshëm të rrëfejnë, aq më shumë rritet çmimi. Kështu, një 19-vjeçare e quajtur Ruth Thalía Sayas është detyruar të rrëfejë jetën e saj të dyfishtë (7 korrik), të përbërë nga njëra anë prej jetës që bënte me të fejuarin e saj dhe nga ana tjetër nga tradhtitë e shumta si rrjedhojë e punës "sekrete" si një balerinë në lokalet e natës. Kaq është dashur që gjatë ditëve të fundit, trupi i saj të gjendet pa jetë në një fushë në të dalë të qytetit Jicamarca, ku jeton. Mësohet se autor i vrasjes ka qenë i fejuari, Bryan Romero, i cili e ka pranuar se e ka mbytur. Arsyeja? Xhelozi, por edhe 5000 eurot e çmimit të fituar nga spektakli-fatal.