Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, October 20, 2012

Djaloshi Vritet Live në Emisionin Super Talent (VIDEO)


Djaloshi Vritet Live në Emisionin Super Talent
Pas eliminimit te tij vritet djaloshi shikoni videon ” /Albnow/

16 vjeçarja që peshon 10 kg! (Video)


Një vajzë 16 vjeçare është sëmurë nga paraliza cerebrale pasi që nëna e saj nuk e ka ushqyer për disa muaj dhe ajo është bërë vetëm 10 kilogram.

Nëna 50 vjeçare pranon fajin që ka rrezikuar jetën e vajzës së saj, kurse autoritetet atë e kanë dënuar me vetëm 18 muaj dënim me kusht.

Mjekët konfirmojnë se vajza nuk ka ngrënë për një kohë shumë të gjatë dhe për këtë arsye ajo nuk mund të ecë dhe të flasë. Momentalisht ajo është duke u rikuperuar dhe shpresojmë që gjendja e saj do të përmirësohet.


Friday, October 19, 2012

Ideja mjaft interesante por nuk doli sic pritej


Ndosha i eshte dashur vite per te projektuar kete, por projekti i tij nuk i doli sic kishte pritur. Ndodhi ajo qe me se paku e deshironte:

Kamera E Fshehur Me Provokuese Se Kurre!(VIDEO)


Wednesday, October 3, 2012

Hokejjjj...ja cfare ndodh kur gezohesh shume gjate fitores!


Idioti i vitit....nudo para xhamit te kamionit vetem per te terhequr vemendjen e shofereve te tjere!


Tifozja e zjarrte zhvishet para te gjitheve ne stadium!!


Ky akrobat eshte i papare!


Bruce Lee origjinali hahahahaha


“Mishtore me pjesë të trupit të njeriut”


Fundjavën që lamë pas në Londër kanë dalë në shitje pjesë të trupit të njeriut. Nuk bëhet fjalë për legalizimin e kanibalizmit, por mishtorja ishte pjese e promovimit bizar të lojës së re “Resident Evil 6”. Edhe pse pjesët e trupit të njeriut dukeshin shumë realë, ato ishin të ndërtuar nga mishi i kafshëve. Të gjitha përfitimet nga shitja e këtyre pjesëve janë dhuruar për një organizatë humanitare që u ndihmon njerëzve me pjesë të amputuara (të hequra) të trupit. ‘Pjesët e trupit’ janë shitur nga tri deri në gjashtë funte, ndërsa edhe pse dyqani ka qenë i hapur vetëm dy ditë, shitja ishte shumë e suksesshme

Fluturon vetura


Njëri nga tajfunet më të fuqishme në 50 vitet e fundit e ka goditur Japoninë, ndërsa se bëhet fjalë për një stuhi shumë të fuqishme tregon videoja e publikuar në internet, ku shihet se era pa kurrfarë problemi e ngre dhe e shtyn një automjet të parkuar. Bëhet e ditur se rreth 160.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë, ndërsa për shkak të rrezikut nga përmbytjet janë evakuuar më shumë se 50.000 banorë. Kaosi e ka përfshirë edhe sektorin e transportit, pasi që është ndërprerë trafiku hekurudhor, ndërsa janë anuluar edhe qindra fluturime.

Reagimi histerik i talentit 23-vjeçar


Në spektaklet e ndryshme për zbulimin e talenteve, qeshja, lotët, gëzimi dhe pikëllimi, janë gjë e zakonshme. Garuesit kërcejnë nga gëzimi para kamerave kur vazhdojnë tutje ose pikëllohen pas eliminimit, mirëpo reagimi i Rylan Clark ishte i pazakontë. Ai ka qarë në mënyrë histerike dhe ka qeshur, pasi këngëtarja Nicole Scherzinger i tregoi se vazhdon pjesëmarrjen në versionin britanik të ‘X Factor

Aktori turk “Ezel” pranon se është homoseksual

Aktori i famshëm turk i njohur më shume nga seriali “Ezel”  Kenan Imirzalioglu ka pranuar se është homoseksual, shkruajnë mediat ballkanike.

“Ezeli” ka thënë se më nuk mund të fsheh për orientimin seksual dhe të aktrojë se i dashuron femrat. “Nuk mund të jëtoj më me gënjeshtra. Vendosa të mos veproj edhe unë si aktori tjetër nga seriali ”Sulejmani i Madhërishëm” Burak Ozçivit, i cili poashtu është zbuluar se është homoseksual mirëpo ka fshehur orientimin seksual.

Aktorin të cilin femrat e adhurojnë ndërsa meshkujt janë xheloz, para disa kohësh papritmas është ndarë nga bukuroshja turke Zejnep Beserler me të cilën ishtë në lidhje gjashtë vite.

Sa është ky lajm i vërtetë që qarkullon nëpër mediet turke dhe ballkanase pritet të  shifet në ditët në vazhdim a do të ketë demantim nga vet aktori.

Porno aktore ndërsa intelegjencën si të Ajnshtajnit

Asia Carrera e cila porno-karrierën e saj e filloi në moshën 20 vjeçare, është e lindur në Nju Jork dhe ka prejardhje gjermano-japoneze. 

Ish aktorja e porno filmave është nënë e dy fëmijëve, por ka pak fat në dashuri. Nga burri i parë ajo u divorcua ndërsa bashkëshorti i saj i fundit vdiq në një aksident me makinë. 

Ajo që e bën të veçantë këtë person është fakti që Carrera ka një IQ të intelegjencës prej 156 koeficient gati barabartë me të Ajnshtanit që nënkupton se është më e zgjuar se aktorja Sharon Stone e cila ka IQ më të lartë në mesin e aktoreve femra.

Sunday, September 30, 2012

Provojne te vjedhin motoret e nje dyqani, pronari i rreh


Një video e shpërndarë në rrjet tregon pronarin e një dyqani motorësh në jug të Londrës, duke u grindur me disa hajdutë për t'u ndaluar atyre të vjedhin dy nga motorët Ducati me vlerë 25 mije sterlina. Pronari i ri mësohet se ishte marrë në shënjestër disa herë gjatë vitit nga hajdutët, por këtë herë duket se nuk ka mundur të rezistojë, duke dalë vetë për të sfiduar kriminelët. Në ndihmë të tij kundër 6 hajdutëve kanë hyrë edhe disa punonjës dhe kalimtarë të rastit.(youtube)

Shtepia qe mund te shetise neper qytet


A e keni imagjinuar ndonjehere nje shtepi, qe mund te jete ne gjendje edhe te shëtisë nëpër qytet? Dikush e ka realizuar këtë ëndërr në Kopenhagen. Sigurisht, hapësira nuk është e madhe, por është me siguri një ide novatore. E madje nuk do të ekzistojë as lodhja për ta mbajtur në shpinë, sepse ajo ecën vetë...

Nudo e me maska, ja invazioni perfekt i fushes se futbollit


Invazioni i fushës gjatë një eventi sportiv duhet të jetë efikas dhe sensacional. E ç'gjë mund ta bëjë më të veçantë, sesa lakuriqësia? Ja ku vjen i filmuar një invazion me stil madhështor i një fushe të futbollit amerikan në një shkollë të Floridas. Rregulla e parë është të qenit nudo, por pa u njohur, prandaj protagonisti i videos ka vënë një maskë në kokë. Ndërkohë që lëvizjet e tij kanë kapur në befasi forcat e rendit, duke realizuar si përfundim një vrapim më të shpejtë sesa ata, që janë më të shumtë në numër...(youtube)

Kercim e rotullim rekord ne ajer per makinen e “Hot Wheels”


Një provë zotësie dhe kurajo ekstreme. Rrotullim 360 gradë në ajër dhe kërcim prej rreth 28 metrash e realizuar nga një makinë sportive, prej pedanës së kërcimit deri në atë të zbritjes në tokë. Bëhet fjalë për një rekord të ri botëror të ekipit të 'Hot Wheels' në këtë specialitet të veçantë akrobatik për makina

Ja cili eshte qeni i ri me i madh ne bote


Guinnes World Records" ka shfuqizuar Giant George, qenin danez, si me te madhin ne bote, pasi nje qen i te njejtes rrace me emrin Zeus, e kalon ne gjatesi. Qeni ne fjale jeton ne Michigan eshte i gjate 1.2 metra dhe shpesh, njerezit e ngaterrojne me njekale. Pronarja e tij quhet Denise Doorlag dhe eshte shume krenare per te.(youtube)

Mjafton nje zhytje per te thyer tabelen e koshit


Nje zhytje me efekte te pabesueshme, autor i te ciles ka qene Joey Dorsey i ekipit te basketit te Olimpiakosit. Gjate nje ndeshjeje ndaj Sasarit, lojtari amerikan ka thyer tabelen e koshit. Aq sa gjyqtari u desh te nderpriste ndeshjen. Ndiqni videon (youtube

Paguan gjoben, me 137 "derrkuca" prej 1 dollari


Një qytetar amerikan ka vendosur të pagbuajë një gjobë në një mënyrë të veçantë. Pikërisht, ndëshkimin prej 137 dollarësh, që kishte marrë për kalimin me të kuq në semafor, e ka shndërruar në 137 origamë në formën e derrkucave të bëra pikërisht me kartmonedha prej 1 dollari. Fillimisht, punonjësi i vjeljes së gjobave ka humbur durimin, duke thirrur njerëzit e sigurimit, por në fund është dëfryer edhe duke fotografuar veprën e gjobëpaguesit.(youtube)

Akrobaci mbi motor me 160 km/h, denohet me 200 ore pune sociale


Një motorçiklist i kapur në kamera duke bërë akrobaci me një shpejtësi prej 160 km/h, s'ka treguar aspak vëmendje për sigurinë e tij dhe për atë të njerëzve të tjerë. Me këtë pretendim, policia e ka arrestuar Lukasz Wisniewski, 26 vjeç, nga "Firth Avenue", Lids dhe e ka dënuar me heqje patente për 12 muaj. Gjithashtu, ai duhet të realizojë edhe 200 orë punë sociale. Forcat e rendit rrugor kanë thënë se motorçiklisti po ecte me 150 km/h kur nisi manovrat, por më pas e shtoi shpejtësinë në 160 përpara se të ndalej për shkelje të rregullave të sigurisë në rrugë.

Kameleoni qe mund te laje duart ne lavaman


Ja që edhe qenie të pazakonta si kamaleoni mund të lajnë duart. Jo kushedo e di që këto kafshë e kanë shumë fiksim higjenën. Pikërisht në web ekziston një video, ku shfaqet një kamaleon që pastron putrat në rrjedhën e ujit të një lavamani. Për më shumë, ndiqni videon

Sulm i pabesueshem peshkaqenësh kundrejt peshkatareve


Grame Pulien dhe Wayne Comben, peshkatarë nga Crnovaglia janë sulmuar nga tre peshkaqenë rreth 3 metra, të cilët donin të kapnin ngarekesën e tyre të çmendueshme të peshkut, gjëje të cilës ia dolën mbanë. Por sa frikë nga ana e peshkatarëve, që kanë përjetuar një makth në betejën me "egërsirat" e detit (yotube)

Ja çfare ndodh nese e hedh ne toke “iPhone 5”


Një grup të rinjsh kanë testuar rezistencën e iPhone-it të ri, duke e hedhur nga disa lartësi, për të provuar sesa duron vërtet celulari. Rezultati është i mirë, por zgjidhja më e sigurtë është të bëhet gjithmonë kujdes. Se ç'ka ndodhur si përfundim gjatë testimit të teknologjisë së fundit të kompanisë "Apple", mund të ndiqni në një video të Youtube

Ja c'ndodh me azotin e lengeshem ne nje shishe


Eksperimenti nuk i keshillohet te gjitheve, perderisa mund te rezultoje i rrezikshem. Edhe vete djali qe e ka bere kete eksperiment ne nje video, eshte perfshire nga frika. Per me shume ndiqni imazhet

Barkley, qenushi qe kercen nga...tortura


Nga torture shnderrohet ne kercim. Protagonist esgte nje kelysh qeni i quajtur Barkley, i cili eshte dukshem i shqetesuar nga disa corape anti-rreshqitje qe i jane veshur per te mos gervishur dyshemene. E ja sesi perfundon kafsha e gjore...(

Kamioni çan parvazet e mbetet i varur ne ure


Një kamion ka çarë parvazet e urës, për të mbetur më pas pezull në ajër. Episodi ka ndodhur në Carlpolis, qytet në jug të Brazilit, ku punonjësve të ndihmës së shpejtë u janë dashur 25 minuta për të shpëtuar shoferin e kamionit, i cili rrezikonte të vdiste nëse mjeti do të kishte përfunduar në ujë. Për fat, ndërhyrja ishte në kohë dhe i dha mundësinë zjarrfikësve për të shpëtuar burrin që ishte në drejtim

Rrefen tradhtite ne "show", i fejuari e vret (video)


Nga spektakël tepër popullor është shndërruar në shkak për kryerjen e një vrasjeje në Peru. Në "El Valor de la Verdad" (Vlera e së vërtetës), konkurrentët u përgjigjen pyetjeve të sikletshme dhe një "makinë e së vërtetës" u zbulon gënjeshtrat. Sa më sekrete intime janë të gatshëm të rrëfejnë, aq më shumë rritet çmimi. Kështu, një 19-vjeçare e quajtur Ruth Thalía Sayas është detyruar të rrëfejë jetën e saj të dyfishtë (7 korrik), të përbërë nga njëra anë prej jetës që bënte me të fejuarin e saj dhe nga ana tjetër nga tradhtitë e shumta si rrjedhojë e punës "sekrete" si një balerinë në lokalet e natës. Kaq është dashur që gjatë ditëve të fundit, trupi i saj të gjendet pa jetë në një fushë në të dalë të qytetit Jicamarca, ku jeton. Mësohet se autor i vrasjes ka qenë i fejuari, Bryan Romero, i cili e ka pranuar se e ka mbytur. Arsyeja? Xhelozi, por edhe 5000 eurot e çmimit të fituar nga spektakli-fatal.

150 vete hyjne lakuriq ne det per te thyer rekord, por deshtojne


Në kontenë e Northumberlandit në Angli, një grup nudistësh prej 150 vetësh janë zhytur në det për të thyer rekordin e njerëve që bëjnë banjo bashkë dhe pa asgjë të veshur. Mirëpo, tentativa për të fiksuar një rekord të ri, dështoi. Rekordi i mëparshëm ishte prej 400 vetësh. Ndërkohë, iniciativa shërbeu edhe për qëllime bamirësie, përderisa u mblodhën 2000 dolarë për njerëzit me probleme të shëndetit mendor

Beteje ne mes te detit Japoni-Tajvan me topa...uji


Betejë detare në zonën e ishujve Senkaku, që janë "mollë sherri" mes Japonisë, Kinës dhe Taiëanit. Motovedetat japoneze dhe anijet tajvaneze janë përballuar me goditje "topash" me ujë, pasi një flotë peshkarexhash të Taivanit kishte hyrë në ujërat territoriale japoneze për protestë. Më pas një zyrtar japonez është takuar me diplomatët tajvanezë me synim qetësimin e situatës midis dy vendeve.

Ja ç’ndodh kur nje varke ndiqet nga qindra delfine


A keni parë ndonjëherë kaq shumë delfinë, duke ndjekur një barkë me vela? Mike Horn e Chase Jarvis po bënin disa xhirime video, kur kuptuan se ishin të rrethuar nga qindra delfinë, të cilët u ishin vënë nga pas varkës. Si pasojë është konsumuar një spektakël ujor në bregut e Cape Town.

Rrezimi ne emision i zbulon se eshte pa mbathje


Shpesh, emisionet televizive bëhen arenë e momenteve qesharake të papritura, por që njëkohësisht ofrojnë edhe zbulime "hot". Ky është rasti i një emisioni serb, ku njëra prej të ftuarave, e ulur në buzë të një karrigeje bashkë me prezantuesen, është rrëzuar në mënyrë tepër të bujshme, sapo prezantuesja është çuar. Por sikur të mos mjaftonte kaq, gjatë rrëzimi i ka hapur aq shumë këmbët, sa që është dalluar qartë se nuk mbante mbathje. Më shumë ju tregon video e mëposhtme

Saturday, September 29, 2012

Shikojeni se ne cfare lartesie hidhen keta djema!


Gara e qenve mbi rrota


Katër qen kanë marrë pjesë në garën me karroca fëmijësh dhe trotinet. Qeni trevjeçar Radzer ia ka dalë ta mposhtë konkurrentin e tij më të madh Rogun tetë muajsh. Pronarja e katër qenve ë kanë veçori garuese, e ka organizuar garën në oborrin e saj, e cila është zhvilluar në qifte. Derisa dy qen kanë qëndruar në karrocë, dy të tjerë i kanë shtyrë, duke garuar mes vete

Nxjerr në ankand virgjërinë


Një studente braziliane ia ofron virgjërinë e saj atij që do të paguajë më shumë para, në mënyrë që të grumbullojë mjete për të ndërtuar shtëpi për familjet e varfra. Catarina Migliorini dëshiron të ndihmojë në grumbullimin e 155.000 dollarëve për një organizatë joqeveritare, e cila ndërton shtëpi moderne në shtetin Santa Catarina në jug të Brazilit. 20-vjeçarja nuk e konsideron veten prostitutë dhe ajo beson në dashurinë e vërtetë, por mendon se kjo është një mundësi e mirë që të bëjë diçka pozitive për njerëzit. Megjithatë, Daily Mail raporton se kjo ngjarje ka nxitur reagime kontroverse, duke qenë se gjithçka do të përcillet nga një televizion australian, i cili do ta xhirojë filmin dokumentar, “Virgins Wanted”

Dhi me një fytyrë njerëzore dhe 8 këmbë!


Hahahah Kolegët ua prishin festen ketyre dyve!


Njeriu "fluturues" vetem 1.65 m edhe shikoni cfare kercimi ben!


Kamioni i ngarkuar me dru dhe me rimorkio shtese shikoni cfare kthimi ben !


Polici qellon per vdekje qenin!


"Universiteti i Kolorados" kthehet nga amfiteater ne laborator!


Hot striptizë në rrugë.....shikojeni atë me kujdes dhe mos harroni që gjithmonë të veshini rroba të sigurisë!


Tuesday, September 25, 2012

Çfarë do të bënit sikur të gjeni në rrugë një ‘iPhone 5’


Derisa shumë njerëz presin të blejnë produktin më të ri të Apple, iPhone 5, disa holandezë kanë ardhur deri te ideja që ta ngjisin atë në trotuar dhe kanë xhiruar reagimet e qytetarëve. Ky telefon i mençur do të dalë në shitje në Holandë nga e premtja, ndërsa ekipi i faqes iPhone5.nl e ka gjetur një nga telefonat më të shitur në botë për momentin dhe e ka ngjitur në një trotuar në Amsterdam. Ndërkohë që disa e kanë kuptuar menjëherë se për çfarë është fjala, të tjerët kanë provuar që në mënyra të ndryshme ta marrin telefonin...

Prostitutat tani pajisen edhe me diploma

Një “shkollë” për profesionin më të lashtë në botë është hapur në Valencia të Spanjës. Madje, “studentet” që do të regjistrohen, do të kenë mundësinë që të ndjekin pos mësimeve teorike, edhe ato praktike.

Mësimet kushtojnë vetëm 100 euro dhe personeli i “shkollës” premton se do t’u zbulojë profesionisteve të së ardhmes të gjitha sekretet, me qëllim që nesër të dalin në “tregun e punës” të përgatitura.

Në këtë shkollë punojnë “profesoreshat” më të mira, të cilat shpjegojnë tekniken e seksit për ata që e shohin seksin si profesion.

Një nga mësimet e detyrueshme është “Kama Sutra”, ku “nxënëset” mësojnë pozicionet më të mira. Gjithashtu, pjesë e seminarit është edhe mësimi “Si të përdorim mjetet ndihmuese në seks”.

Mësimet teorike përqendrohen tek njohja me publikun, marketingu dhe styling.

Me mësimet e mësiperme dhe certifikaten në duar, hapi tjetër është gjendja e klienteles, pasi motoja e shkollës është “Trabaja Ya!” që do të thotë “Dhe tani, punë”.

Deri më tani janë regjistruar 95 nxënëse për mësimet, ndërsa kjo “shkolle” kërcenohet që të mbyllet pasi organizatat aktiviste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë që të mbyllet. 

Sipas tyre, kjo shkollë përgatit njerëz që të hyjnë direkt në fushën e prostitucionit, si zgjidhja më e lehtë në kohë krize.

Nga ana tjetër, autoritetet përkatëse dhe prokuroret deklarojnë se nuk e shohin të arsyeshme që të ndërhyjnë, pasi nga ana ligjore shkolla i ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa nxeneset shkojnë aty me deshirë! 

Bie 70 kg qe ti ngjaj Angelina Jolie-s!







Vogelushi kap nje peshk shikoni si emocionohet!


Mysafiri i papritur!


Adoleshentja hedh benzine dhe djeg veten!


Perleshja mes romeve tani high tech :D


Ushtaret vrapojne nen ritmin e Lady Gaga-s


Kjo eshte video me erotike e te gjitha koherave hahaha


Sunday, September 23, 2012

Ja si te largoni sytjenat vetem me nje gisht!


E pabesueshme nje motorr nga karroca e dores!


Dubstep me violine thjesht e mrekullueshme!


Edhe Flori Mumajesi sulmon!!

Një koment i aktorëve të dashur të humorit, Gent Zenelajt dhe Julian Dedës, në një fushë që pak e njohin, e ka mërzitur jo pak kompozitorin e hiteve, Flori Mumajesin, i cili nuk ka nguruar të vërë një status, në të cilin etiketohej njëri nga protagonistët e këtij konflikti, pikërisht Genti.
Siç duket, djemtë kanë komentuar diçka lidhur me Florin ( se çfarë nuk dimë ta themi), gjë e cila e ka detyruar kantautorin e famshëm ta bëjë të zëshëm këtë shqetësim…

Flori ka shkruar një status në Facebook, të cilin e ka fshirë pas pak minutash, por që ne të ‘Bluetooth’- it e kapëm në kohë dhe si pasojë po jua përcjellim më poshtë si vijon: ‘Baballarët e vërtetë zgjohen herët, ose flenë vonë… Disa i japin jetë një jete, Disa asaj që për ta është jetë, Sidoqoftë është metaforë… Nejse kjo ishte kot sa për hyrje! Për fatin tuaj të mirë jam dëgjues i programit tuaj! Por ideja e këtij statusi është t’ju them ju dhjefsha në humorin që bëni!

Të kopjuar keq, duke përdorur You Tube- in dhe çdo mënyrë tjetër që ju lidh me atë që nuk e bëni dot. Ju dhjefsha në atë që e quani kreativitet artistik! Të bësh dikë të qeshësh nuk do të thotë të lexosh tituj gazetash dhe të bësh komente, apo të dëgjosh muzikë që nuk të pëlqen dhe të bësh si muzikant apo kritik. Ju kuptoj, po prapë një sugjerim ashtu sikur ju do ta bëj dhe unë!

Bëni fëmijën në kopësht, apo fëmijën në karrocë. ( Atë që dini të krijoni dhe dini të bëni më mirë). Të tjerat unë të paktën i kam parë dhe kam qeshur më shumë me versionin origjinal.

Dedikuar humoristit që di të bëjë vetëm ‘beeee’ dhe që për fatin e tij të keq më shumë është i famshëm nga pjesëmarrja në një klip se sa nga humori që bën’, ka qenë komenti i Florit në Facebook, prej nga ku është ngjallur edhe një reagim tek fansat për të mësuar më shumë, por Mumajesi nuk e ka lënë për shumë kohë këtë postim dhe në të, ndonëse ishte bërë ‘ tagg’, nuk ka komentuar Gent Zenelaj.  Bluetooth
 


Friday, September 21, 2012

Kjo eshte Sofía Vergara!


Flori- Me zemer


Njerëzit e pasur në vitin 2012..zbuloni sesa te pasur jane ata!


Revista “Forbes” thotë se në vitin 2012 të pasurit kryesisht janë bërë edhe më të pasur, meqë vlera neto e listës së 241 anëtarëve është rritur, ndërsa pasuria e 66-ve sish ka rënë, transmeton portali Koha.

Bashkëhemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, mbetet amerikani më i pasur, tash 19 vjet  renditet i pari në listën e të 400-ve të Forbes . Asetet neto të Bill Gates vlejnë 66 miliardë dollarë. 

Vendin e dytë në listën e përpiluar nga revista amerikane e biznesit "Forbes", përsëri e mori kreu i kompanisë "Berkshire Hathaway", Warren Buffett, me 46 miliardë dollarë, dhe pozitën e tretë e mbajti bashkëthemeluesi i IT "Oracle", Larry Ellison , "i rëndë" 41 miliardë dollarë, njoftoi Associated Press.

Në vijim janë vëllezërit Charles dhe David Koch, bashkëpronarët e "Koh indastriz", e cila merret me përpunimin e naftës, pasuria e të cilëve u vlerësua në 31 miliardë dollarë. 

Disa anëtarë të familjes Walton, themeluesit të zinxhirit të shitjes me pakicë, "Wal-Mart", ka avancuar në listën e 10 amerikanëve më të pasur, nga e cila  kanë rënë investitori George Soros, dhe themeluesi i kazinove "Las Vegas Sands Corp", 
Sheldon Adelson.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut dhe themelues i "Bloomberg", Michael Bloomberg,  është përsëri në mesin e 10 amerikanëve më të pasur, me një vlerë neto të llogaritur prej  25 miliardë dollarësh.

Themeluesi i kompanisë "Zinga", prodhuesit të video lojërave për rrjetet sociale, Mark Pincus, dhe themeluesi i internetit për të shitur kuponat në internet "Grupon", Erik Lefkofski, nuk janë më në listë.

Themeluesi i "Facebook", Mark Zakerberg, ende rangohet në listën e të pasurve, por është humbësi më i madh në mesin e pasanikëve amerikanë, meqë dalja e këtij rrjeti sociale në tregun e aksioneve, në maj, rezultoi me një rënie të madhe të vlerës së kompanisë.

Zakerberg ra në pozitën e 36-të nga e 14-ta, që e kishte në listë.

Megjithatë, edhe pse ka humbur më shumë para se që fitoojnë shumica e njerëzve gjatë jetës, pasuria e tij vlerësohet ende në 9,4 miliardë dollarë, njoftoi "Forbes".

Në listën e "Forbes" janë 45 gra, në krahasim me 42 në vitin e kaluar, duke përfshirë moderatoren televizive Oprah Winfrey, e cila zë  vendin e 151-të.

Top-lista e dhjetë amerikanëve më të pasur të  "Forbes 400”:

1. Bill Gates, 66 miliardë $
2. Warren Buffett, 46 miliardë $
3. Larry Ellison, 41 miliardë $
4. Charles Koch, 31 miliardë $
5. David Koch, 31 miliardë $
6. Christie Walton dhe familja, 27,9 miliardë $
7. Jim Walton, 26,8 miliardë $
8. Alice Walton, 26.3 miliardë $
9. S. Robson Walton, 26,1 miliardë $
10. Michael Bloomberg,   25 miliardë $

Në cilën moshë femra është më e bukur se kurrë?

Sipas një studimi, femra është në kulmin e bukurisë dhe tërheqjes së saj, kur ka mbushur 31 vjeç.

Me moto “31-vjeçaret janë 21-vjeçaret e reja” kompania britanike njoftoi se arriti në këtë konkluzion pas sondazhit të kryer tek 2.000 meshkuj dhe femra, që u bë nëpërmjet telefonit.

Shumica e të pyeturve mbështetën teorinë se pas të 30-tave femra është më e pasionuar, në krahasim me moshën 18-19-vjeçare “me fytyrën e freskët dhe pa rrudha”. Sipas këtij sondazhi, pyetjes “kur është më tërheqëse një femër”, shumica e të intervistuarve iu përgjigjën “në moshën 31-vjeçare”.

Sa i përket bukurisë, 70% e tyre thanë se “ajo buron nga ne”, 67% thanë se bukuria për ta duket në “paraqitjen e jashtme” dhe 47% thanë se për ta të jesh e bukur do të thotë “të kesh stil”.

“Ky studim na lë të kuptojmë pikërisht atë për të cilën dyshonim: bukuria është diçka shumë më e thellë sesa thjesht një paraqitje e mirë. Ajo ndërthuret me besimin në vetvete, stil dhe personalitet, brenda një paraqitjeje të bukur”, deklaroi përgjegjësja e studimit.

Vetem 8 vjet edhe shikoni cfar talenti!


Kjo eshte gara e automjeteve te cilat levizin ne uje edhe ne toke!


Ushtrimet ne pishine jaaa sesi behen!


Ky duhet te shpallet shoferi i muajit! :D


Iriqi i uritur!


Nitrogjen i lenget + 1500 topa ping-pogu ...shikoni cfar eksplodimi!


Shikoni cfare amatori!!!


Nuset e sotit ! :D


Kjo ndodh kur luan Irani me Arabine Saudite..Lufte e vertet!!!


Britney Spears meson te kercej Gangnam style!


Thursday, September 20, 2012

Pengonte lojtarët duke simuluar seksin oral


Shikoni se çka është në gjendje të bëjë një tifoz, kur sheh se po humbë ekipi i tij, me qëllim që t’i shpërqendrojë lojtarët kundërshtarë. Regjisori i transmetimit të lojës, për fatin e keq të adhuruesit, ka vërejtur se ai po i pengon lojtarët, kështu që e ka dërguar sigurimin për ta përcjellë deri në dalje.

Xhirimi më spektakolar i vullkanit


Tre hulumtuesit amerikanë kanë kaluar dy muaj në ishullin e Ambrym. Gjatë kësaj kohe kanë arritur të regjistrojnë videon më të mirë nga një vullkan aktiv. Për xhirime është dashur të kenë pajisje të veçanta, rezistente ndaj temperaturave shumë të larta. Pas një studimi dymujor të ishullit vullkanik Vanuatu, Geoff Mackley, Bradley Ambrose dhe Nathan Berg kanë publikuar disa pjesë të xhirimeve të pabesueshme, të vullkanit aktiv Marum. Ata madje ishin në gjendje të afrohen deri në 30 metra tek “liqeni” i madh i lavës, me ndihmën e rrobave dhe aparateve speciale për frymëmarrje. Në këtë afërsi kanë mundur të qëndrojnë 40 minuta të plota.

Aksidenti i bukur ...vajza mbet pa mbathje!


Hajduti profesional...shikoni si vepron!


Super Mario remix ! :D


Vajza e vogel imiton Rita Oren!


Wednesday, September 19, 2012

Shetitje me biciklete dhe jo vetem....:):)


Edhe VIP-at mundet ti ndal dikush ! :D


Nje motor nga soba e druve hahaha vertet ide gjeniale!


Behet gati ti ushqej pelikanet kur pulebardha.....


"Aq shume i forte"sa me nje te rene bie ne toke!


5 Idete me te rrezikshmee te realizuara ndonjehere!


Hyn me BMW ne dyqanet e Apple Store per te vjedhur dhe mbet aty!


Epo jeta eshte shume e shkurter...pse mos te perfitojm si ky tipi ne video!


Wowww ...Ky eshte kercimi me i cmendur me bicikletee !


Studiuesit: Jezusi ka qenë i martuar?


Studiues të Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara zbuluan një shkrim të lashtë koptik sipas të cilit, të krishterët e hershëm besonin se Jezusi ishte i martuar. 

Në tekst shkruhet “gruaja e Jezusit” në gjuhën kopte, por nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për bashkëshorte apo për dishepull femër. 

Zbulimi u prezantua nga studiuesja Karen L. King në Harvard gjatë një takimi të studiuesve të shkrimeve kopte. King tha se papirusi i gjetur është e vetmja provë antike me tekst që flet për “gruan” e Jezusit. Megjithatë, shtoi ajo, kjo nuk është bindëse për të besuar që vërtet profeti i krishtërimit ishte i martuar.

Dyshimet e saj lidhen me datën e vonë të shkrimit, diku nga mesi i shekullit të dytë pas erës sonë. 

Dyshimi tjetër lidhet me mënyrën e përfitimit të dokumentit. King tha se ai i ishte dorëzuar nga një koleksionues veprash antike me qëllim për ta analizuar atë. Studiuesja amerikane beson se shkrimi është pjesë e një teksti më të gjatë dhe nëse mund të vërtetohet origjinaliteti i tij dhe koha kur është shkruar, është një provë e fortë për të besuar se Jezusi ka qenë vërtet i martuar.

Duke iu referuar zbulimit në fjalë, New York Times shkruan se edhe pse me shumë dyshimi, ky studim pritet të rindezë debatin në komunitetin e krishterë që do të kërkojë përgjigjet për pyetjet; a ka qenë Jezusi i martuar? Nëse po, a ishte Maria Magdalena bashkëshortja e tij dhe nëse vërtet ka patur një dishepull femër.

Te presesh drut si nje bosss!


Kondom+Coca Cola+Mentol.....shikojeni se cfar mundet te ndodh!


Shikoni sesi bebja frikesohet nga reporteri!


Gangnam style...lloji me i ri i kercimit hahaha


Dasma ne Arabine Saudite ...paskem dicka te perbashkete me keta!


Tuesday, September 18, 2012

Doni te beni grimin si Kim Kardashian jaa disa keshilla!


Portreti i Adele thjesht i mrekullueshem!


Nje iluzion me zjarr...kete mund ta beni edhe ju!


Nje iluzion optik i mahnitshem (pjesa2)


Nje iluzion optik i mahnitshem( pjesa 1)


Rrufeja godet mbi det...shikoni cfare pamjee!


Perleshjee masive mes romeve !


Kjo eshte delja akrobate qe ecen me 2 kembe !


Qellon shokun gabimisht!


Freestyle me motorr!


Hahah nje gje eshte e sigurt qe majmunat nuk humbin kohe !


Ja sesi i shkojn femijet prinderit kur ata dehen!


Keto jane dyshemet per futbollista profesionsit!


Gangsta Paradise ...studentat fillojn te kendojn ne mes te provimit!

Hahah kjo eshte penalltia me e mire e realizuar ndonjhere!


Shikoni sesi kercen nen ritmin e sharres elektrike ! :D


Letër e hapur e Granit Xhakës drejtuar Tifozëve Kuq e Zi


Pas shumë spekulimeve dhe debateve nëpër media rreth deklaratave të pathëna të mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës, që luan për përfaqësuesen zvicerane, ai me anë të një letër të hapur duket se u ka dhënë përgjigje njëherë e mirë thashethemeve që lidheshin kryesisht me cilësimet ‘tradhti e patriotizëm’.  Në vazhdim mund të lexoni letrën e plotë të Granit Xhakës.

Të nderuar shqiptarë dhe Tifozë Kuq e Zi!

Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashklojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi.

Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.

Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka pasur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa ç’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës kërkesat e secilës si për ironi nuk rreshtimin.

Më duhet të theksoj dhe t’ia bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve juve tifozë kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares Shqiptare, se unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë, KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qenë, Jemi dhe Do të Jemi përjetësisht krenarë mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.

Kam dalë përherë ballëhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.

Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vet dhe vetëm FSHF (as FIFA nuk ka qenë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në çdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.

Mbare populli shqiptar duhet të dijë se unë Granit Xhaka, siç disa më akuzojnë tradhtar jam biri i një të burgosuri politik i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet “Shqipëria Etnike” dhe s’ju tremb as burgut e as luftës , kur ishte fjala për Shqipërinë. Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prindërit e mi me frymën e patriotizmit dhe me atdhedashurinë për kombin shqiptar. Më kanë mësuar se si të respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe unë jam krenar që jam Shqiptar që e kam thënë e them dhe kudo që do jem do ta them me krenari.

Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në çdo moment.

Nuk më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media te shkruara sportive kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individë të caktuar kanë mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ia arrijë që mua të më përdorë për të futur përçarjen.

Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e zi.

Nuk dua që interesa personale të individeve të caktuar të njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos ekzistojë kurre më në kampin kuqezi.

Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Me nderime dhe respkete për të gjithë, nga Granit Xhaka dhe familja!

Monday, September 17, 2012

Puthja e pazakonte e qenit me peshkun


Peshku nuk duket aspak i frikesuar nga prania e nje qeni, i cili e vezhgon, duke kerkuar ta preke dhe e fut turirin ne uje. Aq sa te dy arrijne te shkembejne edhe... puthje. Po, po, puthje, edhe pse mund te duket e cuditshme, ky eshte episodi i ndodhur ne liqenin Mead ne Nevada. (youtube)

Duke pritur princin, i erdhi princesha.


Njëra nga pjesëmarrëset e instilacionit artistik në Muzeun Kombëtar të Arteve në Kiev (gjatë të cilit pesë femra janë ndërruar dhe kanë “fjetur” nga tri ditë, si pjesë e këtij instilacioni) është befasuar kur është zgjuar dhe pranë vetes ka parë një femër tjetër. Secila nga pesë pjesëmarrëset, si edhe vizitorët e muzeut, janë detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen, e cila i detyron të martohen me personin që do ta zgjojë me puthje. Metro njofton se Yana Gurzhiy është befasuar kur i ka hapur sytë dhe ka kuptuar se atë e kishte puthur një femër tjetër. “U habita kur i hapa sytë dhe pash një femër. Ndodhi në moment. Nuk kam menduar për diçka të tillë. Thjeshtë i hapa sytë. Mendoj se nuk është rastësi që jemi takuar në këtë mënyrë. Është person mjaft interesant dhe shpresoj që në të ardhmen të realizojmë ndonjë lloj partneriteti profesional dhe kreativ”, ka thënë 24-vjeçarja. Meqenëse në Ukrainë janë të ndaluara martesat e gjinisë së njëjtë, dy vajzat nuk mund të martohen.

Hajdee superman hajdeee!


Wowwww shikoni cfar ben kjo vajze me barkun e saj!


Franceska e "BB":Ju rrefej ndarjen me Ermalin,ja si me tradhtonte !


“Tani që u mësua ndarja, kam shumë oferta nga djem për lidhje”
Kjo është intervista e saj e parë pas ndarjes, dhe e fundit ku flet për Ermalin, sepse ai tashmë është një ish. 18-vjeçarja nga Vlora, Françeska Jaçe, rrëfen si mori fund lidhja 6-mujore me konkurrentin e saj në “Big Brother 5”, i cili në të njëjtën kohë u bë i dashuri i saj në gati tre muaj lojë në ekran. Të vërtetat për tradhtitë e komentuara dhe arsyen se pse vendosën ta mbajnë të fshehtë ndarjen për dy muaj. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” të gjitha detajet e historisë së përfolur të kësaj vere dhe si erdhi fundi i lidhjes.
Tani që jeni ndarë, çfarë mund të thuash për Ermalin, ish-të dashurin tënd?
Patëm një lidhje që zgjati diku 6 muaj dhe ishte një lidhje e bukur për aq sa zgjati. Ermalin mund ta konsideroj si djalë të mirë, por që realisht s’ishte i duhuri për mua. Ishin shumë zhgënjime njëra pas tjetrës nga ana e tij që unë nuk i prisja, dhe për këtë gjë vendosëm të dy t’i jepnim fund lidhjes.
Sa kohë keni që jeni ndarë përfundimisht?
Dy muaj, por jemi takuar. Ndërsa kemi shkëputur kontaktet prej dy javësh, pasi unë kam ndërruar numër telefoni dhe e kam fshirë nga facebook, gjëra normale që i bën çdo femër pasi ndahet nga i dashuri.
Është e vërtetë që je ndier e tradhtuar nga ai, ashtu siç është folur? 
Me sa arrita të kuptoj nga Ermali, ai është tip që nuk di të mbajë një lidhje serioze dhe i pëlqejnë femrat, është pak a shumë feminist. Ky është tipi i tij dhe unë nuk mund ta gjykoj.
Si dole në këtë konkluzion, arrite të kapje fakte konkrete?
Nëse një femër i kap mesazhe të dashurit të saj në celular, mesazhe që nuk janë shoqërore, atëherë i bie që nëse këto fakte apo sjellje konsiderohen tradhti, e pranoj që “po”, ai më ka tradhtuar.
Po ai vetë si i ka justifikuar këto mesazhe?
Po ja, duke debatuar.  Kanë qenë thjesht flirtime me vajza nga ana e tij që unë s’mund t’i anashkaloja, pasi duke qenë se ai edhe pse është me një femër, që isha unë, i pëlqen të rrijë me femra të tjera, atëherë kjo tregon se s’është në gjendje të mbajë lidhje stabël. Kjo ka qenë arsyeja pse ne jemi ndarë, pasi e thënë shkurt, te Ermali nuk  gjeja dot lidhje serioze.
E çfarë nënkuptonte për ty një lidhje serioze?
Lidhje serioze për mua nuk do të thotë domosdoshmërisht të përfundonim në fejesë apo martesë, pasi normalisht mund të ishte diçka që do e arrinim me kalimin e kohës. Po thjesht unë i kërkoja të më respektonte.
Ndërkohë që brenda në lojë je komentuar si vajza xheloze. Ç’mund të thuash? E di, por sqaroj që edhe pse jam komentuar si xheloze, sepse është normale që çdo femër brenda saj të jetë xheloze, ishin shumë gjëra të tjera që nuk më pëlqenin në sjelljen e tij. Nuk e doja një lidhje të tillë,  i dashuri im të dilte çdo natë club-eve dhe të rrinte i rrethuar nga femra, ndërkohë që unë nga ana ime nuk e bëja një gjë të tillë. Kjo ishte e gjitha. Ndoshta s’ishim për njëri-tjetrin.
Konflikti juaj në verë u komentua në faqet e gazetave. Çfarë ndodhi dy muaj më parë në Himarë, kur ju u patë në plazh të veçuar?
Dy muaj më parë unë dhe Ermali ishim bashkë, por siç e thashë dhe më parë, u distancuam shumë nga njëri-tjetri, pasi unë i  gjeta një mesazh në telefonin e tij. Ai po ashtu dilte natën në clube, ndërsa unë rrija në shtëpi. Dhe këto ishin arsyet pse unë vendosa të shkoja në Vlorë pranë familjes për t’u qetësuar, sepse normalisht s’isha mirë nga gjendja psikologjike. Krejt papritur Ermali vendosi të shkonte në Himarë me shoqërinë e tij, dhe nuk e mohoj që më ftoi edhe mua, por unë s’mund të shkoja pasi kisha planet e mia. Dhe më kryesorja që i mbaja inat për SMS-të që i gjeta në telefon. Pas kësaj Ermali shkoi me shoqërinë e tij dhe as denjoi të ndalonte në Vlorë për të më takuar. Kështu besoj ndodhi çarja.
Si vazhdoi më tej, cili nga ju ishte më i predispozuar për t’u kthyer në normalitet?
E vërteta është se unë vazhdoja përsëri të bëja përpjekjen time për një lidhje normale, por Ermali nuk dëshironte.
Si ta kuptojmë që nuk dëshironte Ermali, si shprehej apo sillej?
Në fakt, Ermali nuk ishte shumë i sigurt nëse më donte ose jo. Dhe kjo më dukej totalisht absurde nga ana e tij, pasi kishim 4-5 muaj që rrinim 24 orë me njëri-tjetrin dhe ishte totalisht absurde që ai nuk ishte i sigurt për ndjenjat ndaj meje. Në një farë mënyrë e arsyetoja, pasi ishin pasojat e “Big Brother”, që të dy ishim lidhur në një show të tillë plot tension, por nuk ishte kjo..
Në një farë mënyre ndihesh e zhgënjyer, apo jo?
Kjo është intervista ime e parë pas pranimit të ndarjes, dhe intervista e fundit që unë flas për të. Ermali mund të jetë shumë i djalë i mirë, por në drejtimin tim, Ermali si i dashur, e pranoj që po, më zhgënjeu.
Atëherë pse vendosët ta mbanit të fshehtë ndarjen për dy muaj rresht?
Ka qenë zgjedhje nga  ana ime që ta mbaja të fshehtë ndarjen, pasi kam pasur një detyrim edhe ndaj fansave të cilët më kanë mbështetur vazhdimisht. Janë ata që më marrin telefon, më shkruajnë mesazhe dhe që po e vuajnë shumë ndarjen time nga Ermali, madje më shumë nga unë vetë. Nga ana tjetër s’doja të lëndoja familjen time, pasi nuk do ta zhgënjeja më tepër babain tim, i cili ka toleruar shumë gabime që kam bërë. Por lumturia ime në sytë e babait tim është e para, ndaj vendosa pikërisht në momentin që nuk po ndihesha mirë me Ermalin. Nuk kishte logjikë të vazhdoja më.
Në këta dy muaj ndarje, në ç’mënyrë e vazhdonit lidhjen?
Realisht dilnim, takoheshim, por nuk e kuptoja pse ne vazhdonim të dilnim kur kishim mbyllur çdo gjë, ose më saktë kur s’kishim asnjë plan bashkë. E pyesja; “Ermal çfarë do bëjmë, pse po rrimë për sy të botës?” Ai thoshte që jemi thjesht miq. Unë realisht sa herë e takoja vuaja, pasi e ndieja largësinë dhe ftohtësinë e tij. Kështu që nuk po më dukej e arsyeshme që në radhë të parë të gënjenim veten tonë.
Dhe momenti që vendose ta deklarosh ndarjen, u bë për inat të Ermalit apo është një vendim i marrë përfundimisht?
Është vendim përfundimtar, pasi u lodha duke e mbajtur të fshehtë, u lodha duke e bërë Ermalin të arsyetonte për lidhjen, gjë që ai s’e bëri përfundimisht. Nëse nuk arriti dot të më donte, dakord mund të jemi miq.
Si ndodhi ndarja, në ç’mënyrë? Ishte refuzimi i bashkëjetesës nga Ermali arsyeja?
Pasi u kthyem nga pushimet, unë mora vendimin për t’u kthyer në Tiranë, ku siç e kishim pohuar më parë, vendosëm të jetonim me Ermalin, por ndodhi kjo përçarje dhe ai s’ishte i vendosur. Më saktë, një ditë ishte po dhe një ditë jo për bashkëjetesë. Kështu vendosa t’i marr frerët në dorë dhe ta bëja vetë zgjedhjen time, që ishte vendimi për t’u shpërngulur në Tiranë me motrën. Normalisht është e vështirë, por do ia dal.
Po nëse ai një ditë do kërkojë të rikthehet sërish tek ti, do pranosh?
Jo. Në qoftë se ai do dëshirojë të kthehet sërish tek unë, nuk e pranoj më, pasi tani do e shoh me seriozitet jetën time. Kam primare shkollën, përfundimin  e shkollës së mesme dhe po bëj përpjekje për të filluar një punë në televizion.
Po flisnim deri tani për ndjenjat e Ermalit, po ti e dashuroje?
Për mua dashuri është fjalë e madhe, nuk mund të them që e dashuroja, ndihesha mirë me atë njeri, pra e doja si njeri. Kisha mbështetje shumë të madhe dhe familjen e tij që i falënderoj, se në fund të fundit më hapën dyert e shtëpisë, që jo çdo njeri e bën sot. Unë shkoja gjithmonë te shtëpia e tyre, më ftonin për darkë, dhe kam fjetur shumë herë atje.
Je në dijeni të ndonjë lidhjeje tjetër të tij?
Të them të drejtën nuk jam interesuar, sepse edhe në qoftë se do ndodhte, nuk më bën çudi, pasi ka ndodhur edhe kur ka qenë me mua. Edhe pse e di se në qoftë se do shoqërohet me një femër tjetër, nuk do jetë asgjë serioze, përderisa nuk e pati serioze me mua.
Çfarë mendon se e bëri të pavendosur Ermalin në lidhje me ty?
Ermali është djalë me principe dhe ndoshta kanë ndikuar fjalët që ka dëgjuar, dhe programi nga ku kemi dalë është i gjykuar, gjykohet lehtë. Nuk e di çfarë ka ndikuar në mendjen e tij…
Pohove që ke kaluar edhe stres gjatë lidhjes, po tani si ndihesh?
Jo për momentin jam shumë rehat, madje ku paskam qenë…! Për fat po më ecën mirë në punë, dhe detajet do i zbuloj më vonë, pasi kam oferta jo vetëm në modë, por edhe në televizion.
E si po vazhdon jeta jote “single”?
Realisht nuk guxoj të hyj në facebook, pasi kam marrë shumë oferta për lidhje (qesh). Por është një periudhë që dua të rri vetëm, me grupin më të ngushtë shoqëror dhe motrën. Kam marrë aq shumë oferta nga njerëz në të gjithë botën, që nuk e dija që ekzistonin deri në momentin që kam vendosur statusin “single”. Tani po vazhdoj të merrem me modën, siç është parë nga një foto e komentuar si topless, që është bërë thjesht për qejf nga ana ime. Them se është foto provokuese, por jo nudo apo topless. Është një foto që të gjitha femrat në botën apo modës e artit e kanë bërë dhe nuk e kuptoj pse është gjykuar kaq shumë.
Meqë jemi te fotot, do të ishe e gatshme të bëje foto të tjera topless?
Këtu në Shqipëri besoj që jo, pasi nuk do kisha arsye qoftë për mentalitetin që ekziston, apo që nuk paguhen sipërmarrje të tilla. E kam pohuar që nuk vuaj nga komplekset, dhe nëse paguhet mirë, patjetër do e bëja, edhe pse kam qenë gjithmonë e përndjekur nga fjalët e këqija të njerëzve. Madje, them se nuk arrij ta kuptoj se çfarë janë këta njerëz kaq të këqinj që gjykojnë një vajzë 18-vjeçare si unë. Nuk dua t’i gjykoj njerëzit që më gjykojnë, se do ishte absurde. Njerëzit janë të lirë të mendojnë dhe të shprehen si të duan. E rëndësishme është që unë ndihem mirë.
Tashmë je një vajzë që të njohin të gjithë, çfarë të pëlqen nga gjithë ky përjetim?
E vetmja gjë që më pëlqen dhe që më ka bërë të ndihem krenare për veten, janë komplimentet e mira që më vijnë nga femrat, më shumë nga meshkujt. Në qoftë se femrat e tjera më gjykojnë keq, është mendimi i tyre. Thjesht ajo që më acaron më tepër, është kur femrat bëjnë si virgjëresha, ndërkohë që këto gjëra që unë bëj mund t’i kenë bërë më tepër se kaq.
Çfarë mendon se do ngelet nga gjithë kjo histori e shpallur publikisht me Ermalin?
Mendoj që do ngelet etikimi i fansave, duke e quajtur “Ermali i Françeskës” (qesh).