Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, October 3, 2012

“Mishtore me pjesë të trupit të njeriut”


Fundjavën që lamë pas në Londër kanë dalë në shitje pjesë të trupit të njeriut. Nuk bëhet fjalë për legalizimin e kanibalizmit, por mishtorja ishte pjese e promovimit bizar të lojës së re “Resident Evil 6”. Edhe pse pjesët e trupit të njeriut dukeshin shumë realë, ato ishin të ndërtuar nga mishi i kafshëve. Të gjitha përfitimet nga shitja e këtyre pjesëve janë dhuruar për një organizatë humanitare që u ndihmon njerëzve me pjesë të amputuara (të hequra) të trupit. ‘Pjesët e trupit’ janë shitur nga tri deri në gjashtë funte, ndërsa edhe pse dyqani ka qenë i hapur vetëm dy ditë, shitja ishte shumë e suksesshme