Jo vetëm te ne keqtrajtohen mjekët. Në Kinë ka edhe më keq. Një video që qarkullon në rrjet shfaq një burrë, i cili ka therur me thikë katër vetë në spitalin e "Pengcheng" të Shenzhenit.
Siç dëshmohet nga filmimi, mund të vërehet individi që është në pritje si pacient dhe sapo burri del nga një portë, vrasësi nxjerr nga një çantë një thikë kuzhine, me të cilën fillon të godasë burrin.
Pas hetimeve të bëra u zbulua se agresori ishte një pacient i pakënaqur me rezultatet e kurës që po i jepte mjeku. Përpara se të bllokohej, pacienti kishte plagosur edhe dy infermiere dhe një roje të spitalit.