Në provincën e Henan, një nga më të populluarat në Kinë, ka ndodhur një përplasje midis një furgoni dhe një tjetër mjeti. Fatmirësisht, të "plagosurit" kanë qenë qindra vezë, me të cilat ishte ngarkuar furgoni dhe kanë ngjyrosur asfaltin me të verdhë. Disa qytetarë janë ngutur për të ndihmuar shoferin e pafat, kurse disa të tjerë kanë ardhur me trastë, për të marrë me vete në shtëpi "viktimat" .