Yangtze, lumi më i gjatë në Azi dhe lumi i tretë më i gjatë në botë, këtë javë është bërë i kuq.
Televizioni shtetëror në Kinë ka njoftuar se është përjashtuar mundësia e ndotjes industriale apo nga kanalizimet.
Hulumtimet vazhdojnë akoma, ndërsa autoritetet theksojnë se shtresat e baltës që i kanë sjellë përmbytjet në rrjedhën e sipërme të lumit, mund të jenë shkak i ngjyrës së kuqe.
“Ky nuk është ndonjë problem i madh, ndryshimi i ngjyrës së ujit në këtë periudhë të vitit është gjë normale. Tash lumi është mjaft i errët”, ka thënë një pronar i anijeve që lundrojnë në Yangtze.