Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, September 12, 2012

Roboti që vrapon më shpejt se Usain Bolt


Një robot i njohur me emrin “Çita” ka thyer rekordin botëror të robotëve me këmbë dhe ka vrapuar madje edhe më shpejt se njeriu më i shpejtë në botë. Roboti i realizuar me mbështetjen materiale të Pentagonit, ka arritur në 45.5 km në orë në shiritin vrapues. Vrapuesi xhamajkan, Usain Bolt, mund të vrapojë maksimumi 44.7 km në orë. Robotët e planifikuar për projekte ushtarake janë pjesë e programit zhvillues të Pentagonit. Një nga specialistët e robotëve pohoi se është një fatkeqësi prodhimi i “Çita”-s me qëllim “vrasjen e njerëzve”. Roboti është prodhuar nga “Boston Dynamics” me qendër në Massachusetts dhe është mbështetur nga agjencia “Darpa”, e cila merret me studimin e projekteve të zhvilluara. Sipas “Darpa”-s, qëllimi i zhvillimit të një roboti të tillë është “t’u vijë në ndihmë ushtarëve në misione të ndryshme”. “Çita”, i cili funksionon me një pompë hidraulike kishte bërë 29 km në orë në muajin shkurt. “ ‘Çita’ ka një avantazh të vogël ndaj Usain Boltit, dhe ai është vrapimi në shiritin vrapues”, thuhej në deklaratën e dhënë nga “Darpa”. “Por ‘Çita’ e përdori pjesën më të madhe të fuqisë së këmbëve për të ecur më përpara” . Roboti i “Darpa”-s vitin e ardhshëm planifikohet të provohet edhe jashtë laboratorit. A do të vrasë civilët? Roboti është projektuar duke u frymëzuar nga kafsha më e shpejtë në tokë çita, e cila vrapon deri në 121 km në orë. “Çitat janë një shembull i mirë i inxhinierisë natyrale në kushte të vështira natyrore”, u shpreh Gill Pratt, drejtuesi i programit të “Darpa”-s. "Edhe roboti ynë ‘Çita’, kallëpet e këmbëve, disa pjesë të kurrizit, mënyra se si qëndrojnë këmbët etj, janë frymëzuar nga pjesët natyrale të çitës”. "Me ndihmën e “Çita”-s dhe studimeve të ngjashme, ne krijojmë bazën e strukturës së robotëve të ndryshëm të cilët mund të përdoren nga Ministria e Mbrojtjes në të ardhmen. Ky është një sukses perfekt teknologjik por është për të të ardhur keq sesi një robot i tillë të përdoret për vrasjen e njerëzve”, u shpreh profesor Noel Sharkey nga Universiteti Sheffield. "Me sa e di unë ky robot do të përdoret për kapjen e njerëzve në shkretëtirë. Nuk mendoj se mund të përdoret në një zonë ku ka shumë civilë”, pohoi ai. "Por nëse do të përdoret në fushën e luftës ai do të vrasë dhe civilët sepse ai nuk do të arrijë të bëjë dallimin në mes civilëve dhe ushtarëve”