Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 1, 2012

Takohen burri dhe gruaja më e vogël në botë


Jyoti Amge e Chandra Bahadur Dangi, respektivisht gruaja dhe burri më i vogël në botë, janë takuar për herë të parë, pas organizimit të bërë nga "Guinness World Records 2013". Jyoti e Chandra janë paraqitur më veshjet e tyre tradicionale të zonave respektive, teksa kanë folur edhe për jetën e tyre. Zonjusha Amge është njohur si gruaja më e vogël e botës me rastin e 18-vjetorit të saj më 12 gusht 2011. E gjatë 62.8 centimetra, ajo ka një peshë prej 15 kilogramësh dhe gëzon përmasat e një fëmijë 4-muajsh. Studion në Universitet, por ëndërron në karrierë në kinemanë e Bollywoodit. Chandra Bahadur Dangi është një artizan 72-vjeçar, me 54.6 centimetra lartësi dhe 14.5 kilogramë. Pasi mbeti jetim në moshën 12 vjeç, ai e ka kaluar të gjithë jetën e tij në fshatin nepalez të Rhimkholi, në rrëzë të malit më të lartë të botës, Everestit. Aktualisht jeton bashkë me pesë vëllezërit që janë të gjithë me dimensione normale