Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 8, 2012

Studentët japonezë ushtrojnë me robotët që ndjejnë dhembje


Në vend të pacientëve të gjallë, studentët e Stomatologjisë në Japoni ushtrojnë rregullimin dhe nxjerrjen e dhëmbëve tek një robot që është në gjendje të reagojë dhe t’i tregojë dentistit se ka dhembje. Ekspertët japonezë kanë projektuar robotin e quajtur "Simdroid", për të ndihmuar studentët që të përgatiten sa më mirë për profesionin e tyre të ardhshëm. Roboti ngjanë me një njeri të gjallë, ndërsa është i punuar nga elastomeri termoplastik. “Donim diçka që ta kujton njeriun, qoftë kur rri qetë i ulur, kur e hap gojën apo flet”, thotë një ekspert nga "Manufactoring Morita", kompani kjo që ka prodhuar këtë robot. Dentisti mund ta zhvillojë një bisedë të thjeshtë me “klientin”. Për shembull, nëse pyet se a ka dhembje, “Simdroidi” i thotë “po” ose “jo”. Ndërsa, sa herë që studenti gabon, roboti reagon për t’ia bërë me dije këtë. Roboti do t’ju ndihmojë dentistëve jo vetëm që teknikisht ta bëjnë mirë punën e tyre, por edhe që të përshtaten me pacientin.