Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 1, 2012

Njerez te çmendur!


Videot ku pasqyrohen 3 aventurierë të rinj duke u ngjitur në urën e cila ndodhet në qytetin Vladivostok të Rusisë, dhe që do të marrë titullin e urës me shtyllat më të larta në botë pas përfundimit të ndërtimeve, kanë çuditur botën. Adresa e kësaj radhe e grupit, i cili ngjitej në ndërtesa të larta apo çati në shumë zona të Rusisë, ka qenë ura në Vadisvostok që lidh gadishullin Nazimov me ishullin Ruskiy. Kamerat kanë filmuar ngjitjen e pabesueshme dhe pa asnjë masë sigurie të 19-vjeçarit Vitaliy Raskalov dhe dy shokëve të tij në shtyllat e urës të cilat arrijnë në 324 metra. Ndërkohë që në video shihen mjaft qartë 3 aventurierët guximtarë të cilët ngjiteshin të sigurt, të bën përshtypje mos prezenca e një specialisti ngjitjesh apo masave të sigurisë.