Krijimi i makinave të bukura dhe modeleve të fundit, nuk përbën risi për të pasurit, tashmë ata kërkojnë që makina e tyre të jetë e veçantë, unike.
Për këtë gjë tashmë ata kërkojnë t’ia tërheqin vëmendjen publikut duke i veshur ato me argjend e ar, transmeton albeu.
Edhe Mercedes Benz S500 që ju shikoni më lartë është i veshur me ar. Makina e veçantë është ekspozuar në një qendër të Mercedes Benz në Shtuttgart të Gjermanisë.
Kjo nuk është makina e parë që vishet me ar, një Porsche 996 Turbo është larë i tëri në ar ndërsa edhe një Lamborghini është parë i tillë gjatë vitit 2012.