Para pak ditësh Mark Zuckerberg e ka njohur përdoruesen më të vjetër në Facebook, 101 vjeçaren Florence Detlor. Por, jo shumë kohë më vonë, doli një tjetër grua që është më e vjetër se ajo dhe që po ashtu e përdorë këtë rrjet social.
Tashmë ka filluar “beteja” për titullin e më të përdorueses më të vjetër të Facebook-ut. Kështu, këtë titull e kërkon Ella Castner, që thotë se është një vjet më e vjetër se Detlor.
Ella është gjermane, 102 vjeçe. Për të konfirmuar vërtetësinë e pohimeve të saj, e ka postuar një video në internet. Askush nga Facebook nuk është deklaruar deri tash.