Contact Form

Name

Email *

Message *

Monday, August 6, 2012

Zbulohet çokolata 2500-vjeçare

Në gadishullin Jukatan të Meksikës janë gjetur mbetjet e një çokolate 2 mijë e 500 vjeçare.

Arkeologët kanë gjetur mbetjet e çokolatës nga fisi Maja në një pjatë në vend të gotës.

Dihet se Majat çokolatën e përdornin si një pije freskuese ndërsa ky zbulim tregon se ata çokolatën do ta kishin përdorur edhe si mëlmesë ose sos në ushqime.

Ky zbulim i bërë nga Institucioni Kombëtar Antropologjik dhe Historik i Meksikës, ndryshoi mendimin mjaftë të përhapur se çokolata në kulturat para hispanike përdorej si pije.

Besohet se këto lloj pijesh, të cilat përgatiteshin nga kokrrat dhe korja e kakaos, gatuheshin duke i shtypur kokrrat e kakaos dhe përziheshin me lëngje ose me fermentimin e koreve të mbetura nga kokrrat e kakaos, dhe kjo pije u shërbehej personave të zgjedhur.

Arkeologu Tomas Gallareta në deklaratën e bërë thotë: “Për herë të parë u gjet kakaoja në pjatën e ushqimit. Nuk është e mundshme që kakaoja ishte në pjata për tu bluar. Sepse për bluarjen e kokrrave të kakaos majat përdornin gurë të mullirit e jo pjata”.