Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 1, 2012

Rusi, e mbijetuara nga aksidenti kërcen mes kufomave


Një video tronditëse e publikuar në Youtube, ku shfaqet një vajzë ruse, e cila ka dalë për mrekulli e gjallë nga një incident i rëndë rrugor, ndërkohë që kërcen përpara kufomave të viktimave të shkaktuara nga ky incident. Duket se ajo ka qenë në gjendje të dehur, mirëpo reagimi i saj aspak i ndjeshëm ka indinjuar së tepërmi mediat dhe opinionin në Rusi

Çiklisti qe per pak gjen vdekjen ne kryqëzim


Mjafton fare pak. Mjafton për të mos kaluar një kryqëzim me tepër trafik si ai i Ningbos në Kinë, për të shpëtuar jetën. Mirëpo një çiklist mesa duket e ka harruar për momentin rrezikun që i kanosej. Megjithatë, si përfundim, fati duket se është treguar shumë i mirë me të..

Shperthen ne Mynih bomba e Luftes se Dyte boterore


Në Mynih, gjetja e një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore rrezikoi të shkaktonte një tragjedi. Në pamundësi për të çaktivizuar 250 kilogram eksploziv, specialistët u detyruan të realizonin një shpërthim të kontrolluar. Mirëpo, bomba ka shkaktuar më shumë dëme nga sa parashikohej. U deshën më shumë se dy orë për të shuar zjarrin, me më shumë se 100 zjarrfikës që kanë punuar intensivisht dhe me 2500 njerëz të evokuar për të bërë të mundur që qyteti të ishte i "shkretë" në një rreze prej 1 kilometri.

Impresionuese, ja binjaket 11 muajshe qe kercejne rock


Videoja e dy binjakeve te vogla qe kërcejnë rock ka pasur një sukses te jashtëzakonshëm. Me më shume se 2 milion klikime, vajzat 11 muajshe janë kthyer ne yje te vërtetë. Pervac kërcimit, bashkëpunimi te dyja motrave është befasues. Te ulura neper vendet e tyre ato shohin njëra-tjetrën mbase për te ndjekur ritmin e duhur.

Akrobatja kalon mbi tel nga nje kamion ne tjetrin


Një akrobate amerikane Faith Dickey ka mundur të realizojë kalimin mbi një tel midis dy kamionëve Volvo që ecnin paralelisht me njëri-tjetrin. Një akrobaci e tillë nuk është provuar kurrë as në Hollywood, ndërkohë që video ka pasur një sukses të pabesueshëm në Yotube. Vetëm në dy ditët e fundit është shikuar nga më shumë se 3 milionë vetë.

Takohen burri dhe gruaja më e vogël në botë


Jyoti Amge e Chandra Bahadur Dangi, respektivisht gruaja dhe burri më i vogël në botë, janë takuar për herë të parë, pas organizimit të bërë nga "Guinness World Records 2013". Jyoti e Chandra janë paraqitur më veshjet e tyre tradicionale të zonave respektive, teksa kanë folur edhe për jetën e tyre. Zonjusha Amge është njohur si gruaja më e vogël e botës me rastin e 18-vjetorit të saj më 12 gusht 2011. E gjatë 62.8 centimetra, ajo ka një peshë prej 15 kilogramësh dhe gëzon përmasat e një fëmijë 4-muajsh. Studion në Universitet, por ëndërron në karrierë në kinemanë e Bollywoodit. Chandra Bahadur Dangi është një artizan 72-vjeçar, me 54.6 centimetra lartësi dhe 14.5 kilogramë. Pasi mbeti jetim në moshën 12 vjeç, ai e ka kaluar të gjithë jetën e tij në fshatin nepalez të Rhimkholi, në rrëzë të malit më të lartë të botës, Everestit. Aktualisht jeton bashkë me pesë vëllezërit që janë të gjithë me dimensione normale

Ja adoleshentja me e gjate ne bote...


Kur te tjeret rrine afer saj duken shume te vegjel ne krahasim me gjatesine e saj prej prej 206 cm dhe ajo aktualisht mban titullin e vajzes adoleshente ne te gjate ne gjithe boten por gjatesia e saj nuk eshte se i ka sjellur dhe shume te keqija asaj.Ajo tashme punon prane nje stilisteje si modele fustanesh nuserie.