Contact Form

Name

Email *

Message *

Monday, September 17, 2012

Ky tipi e ka profesionin me te mire ne bote!

Sunday, September 16, 2012

Hajnat hedhin paratë për dritareje


Katër grabitës të një banke në Los Angeles gjatë ikjes nga policia i kanë hedhur paratë për dritaren e automjetit. Pas ndjekjes së gjatë, automjeti i grabitësve është ndalur falë bllokimit të rrugës, ndërsa gjatë arrestimit janë grumbulluar një numër i madh njerëzish për ta përcjellë ngjarjen. Policia ka arritur të arrestojë vetëm dy nga grabitësit, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin pas një ndalese që kanë bërë hajnat gjatë ndjekjes nga policia

Gruaja në derë, dashnorja në dritare


Puna e gruarëve nuk është e lehtë! Zakonisht janë meshkujt ata që kërcejnë nga dritaret, kur burri i dashnores kthehet në shtëpi. Por, këtë herë befasoi gruaja, kështu që ishte dashnorja ajo që u detyra të dal jo nga dera - por dritarja. Për fat të mirë, dashnori jetonte në katin e parë, kështu që nuk kishte dhembje të mëdha kur rrethoja thyhet e dashnorja bie në tokë. Apo ndoshta këtë e di më mirë ajo që ra

Qeni që ruan varrin e pronarit 6 vjet

Vetëm një javë pas vdekjes së pronarit të vet, më 2006, Nugel Guzmanit, pastori gjerman ‘Kapiten’, kishte ikur nga shtëpia për të gjetur varrin e mikut të vet më të mirë.

Familja e gjeti shtatë ditë më vonë të shtrirë mbi varr, dhe aty kaloi gjashtë vitet e tjera në vijim. 

Migeli Kapitenin ia kishte blerë djalit të vet për ditëlindje më 2005. Ai kishte vdekur papritmas një vit më vonë, por kur familja ishte kthyer nga varrimi nuk e kishte gjetur qenin në shtëpi.

“E kërkuam në çdo vend, por askund s’e gjetëm. Kujtuam se mos e kishte shkelur ndonjë automobil”, deklaroi e veja e Guzmanit, verenika, në gazetën argjentinase "La Voz del Interior".  

“Javën tjetër e gjetëm mbi varr, ndonëse asnjëherë nuk e kishim çuar atje. E kishte gjetur vetë rrugën, duke mos dashur ta lë vetëm Migelin”, raportonte gazeta.  

Roja e varrezave thotë se qeni një kohë vetëm kishte bredhur përreth derisa nuk e kishte identifikuar varrin me pronarin e vet të vdekur. Që nga ajo ditë ai vjen saktësisht në orën gjashtë dhe aty e kalon gjithë natën. 

Familja Guzman është përpjekur disa herë ta kthejë qenin në shtëpi, por ai vazhdimisht ishte kthyer te varreza. 

Ky tregim i pazakonshëm përkujton Haçikun e falshëm, akiton që vinte në stacionin e metrosë së Tokios në të njëjtën kohë për nëntë vjet nga maji i vitit 1025, kur kishte vdekur në vendin e punës pronari i tij, Hidesaburo Ueno.

Këtij miku besnik në atë stacion i është ngritur përmendorja.

Po get edhe ketij te shkretit iu ka merzit jetaa!


Demi i terbuar!


Macoku roker!